BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA ndan çmimin “Student i Dalluar” dhe bursa universitare

Kolegji ILIRIA ndan çmimin “Student i Dalluar” dhe bursa universitare

Edhe këtë vit akademik, në atmosferë solemne, në praninë e studentëve, familjarëve të studentëve,  miqëve dhe të dashurve të tyre, Kolegji ILIRIA për studentët më të mirë ndau çmimin “Student i Dalluar” si dhe rreth 100 bursa universitare për studentët me notë të lartë mesatare, deri 50% të çmimit të studimeve duke iu ofruar kështu lehtësime dhe përfitime për vitin e ardhshëm akademik.

Në fjalën e tij përshëndetëse presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof.Dr. Mixhait Reçi theksoi që ndjehet tejet i kënaqur mbi suksesin dhe arritjet e studentëve duke iu uruar që të vazhdojnë punën  e tyre këmbëngulëse, për t"u bërë ngadhnjimtarë në konkurrencën e dijës, pjesë e kuadrave të afta e vlerave globale, shkencore dhe akademike. 

foto galeria