BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Ligjëratë e Ekspertëve Gjerman në Kolegjin ILIRIA

Ligjëratë e Ekspertëve Gjerman në Kolegjin ILIRIA

Brenda kampusit të Kolegjit ILIRIA, dy eksperte të njohur të fushës së sistemit bankar dhe investimeve nga Gjermania mbajtën ligjëratë për studentet dhe stafin e këtij institucioni.

Dr. Volker Neuschuetz, një personalitet me prapavije profesionale tejet të pasur ndërkombëtare në fushën e menaxhimit bankar dhe konsulencës financiare, ka mbajtur ligjëratën me temën: “Zhvillimi i Sistemeve Bankare”, me ç’rast pjesëmarrësit kanë mësuar aspekte reale mbi këtë proces kaq delikat të ekonomisë. Ata kanë ligjëruar mbi mënyrat se si këto sisteme ndërtohen dhe funksionojnë dhe cilat janë pengesat për realizimin e suksesshëm të objektivave të këtij sistemi.

Ndërkaq, Z. Dirk Hoffman, i dëshmuar në fushën e investimeve dhe udhëheqjes biznesore ka mbajtur ligjëratën me temë: “Fondet Investive”. Kjo ligjëratë u mundësoi pjesëmarrësve të mësojnë më tepër rreth aspektit praktik të aktiviteteve investive, rezultateve nga ajo dhe sfidave që kjo fushë e rëndësishme për ekonominë dhe zhvillimin e një vendi bartë në vete.

Ligjërata u përcoll me pjesëmarrje te gjere të studentëve dhe stafit akademik. Ky aktivitet u përmbyll me sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve.

foto galeria