BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA realizon projektin "Java e Moisiut" të autorit Isak Guta

Kolegji ILIRIA realizon projektin "Java e Moisiut" të autorit Isak Guta

Ne organizim të Kolegjit ILIRIA, me datën 21 Mars 2015, për nder të 136 vjetorit të lindjes dhe 80 vjetorit të vdekjes së aktorit shqiptar Aleksandër Moisiu u realizua aktiviteti “Java e Moisiut”.
Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të njohura të botës së artit, kulturës dhe shkencës, profesorë dhe studentë të Kolegjit ILIRIA,  si dhe dashamirës të shumtë të artit.  
Para të pranishmëve fjalë rasti morën: Prof. Dr. Mixhait Reci, Prof. Dr. Agim Vinca, Z. Hydajet Hyseni,  regjisori Dibran Fylli, piktori Ferid Morina. Aktorët Sylejman Loka dhe Xhevat Lumani recituan poezi të shkruara për aktorin me famë botërore, Aleksandër Moisiun.
Gjatë këtij aktiviteti u prezantuan librat mbi jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut të autorit Isak Guta, u shfaq filmi dokumentar me titull "Sipari i pavarësisë" nga po i njëjti autor dhe u hap ekspozita me fotografi nga jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut.

Aleksandër Moisiu i fali shumë skenës evropiane. Me prejardhje nga jugu i ngrohte i Evropës, ai barti diellin dhe ngrohtësinë e jugut në rolet që ai interpretoi (Stefan Zweig, novelist austriak). Shkrimtari gjerman Franz Kafka për te thonte: “Zëri dhe gjestet e Moisiut na paraqitën diçka të paparë në skenën evropiane."

foto galeria