BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Konferencë – pjesëmarrës doktorantë nga 26 shtete

Konferencë – pjesëmarrës doktorantë nga 26 shtete

Për herë të parë në Kosovë, në Kolegjin ILIRIA Konferencë ndërkombëtare shkencore nga 26 vende të botës me punime shkencore të botuara në revista me indeksim ndërkombëtar dhe impakt faktor. 

“Konferenca e 5-të Ndërkombëtare për Shkencat Sociale, Prishtina 2015” këtë vit u mbajt në Kolegjin ILIRIA më 10 dhe 11 Prill në pesë sesione shkencore e organizuar    në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet:

Kolegjit ILIRIA 

EUSER (Qendra Europiane për Shkencë, Edukim dhe Kërkime Shkencore) 

Akademisë Rumune 

MCSER (Qendra Mediterane për Shkencë, Edukim dhe Kërkime Shkencore)

Universiteti Süleyman Şah

Në Konferencë punëtorët shkencorë nga 26 vende të botës prezantuan punimet e tyre shkencore të cilat do të botohen në katër revista me Impakt Faktor.

Në këtë Konferencë morën pjesë 305 punëtorë shkencorë me 205 punime shkencore nga 26 vende të botës, si: Azerbajxhani, Bosnja, Bullgaria, Çekia, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Izraeli, Italia, Kanadaja , Kosova, Kroacia, Latvia, Lituania, Maqedonia (FYROM), Malajzia, Mali i Zi, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Spanja, Serbia, SHBA, Shqipëria, Turqia,.


foto galeria