BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Z. Shpend Ahmeti viziton Kolegjin ILIRIA

Z. Shpend Ahmeti viziton Kolegjin ILIRIA

Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti, më datë 26 maj 2015 vizitoi Kolegjin ILIRIA dhe mbajti një ligjëratë të hapur me studentët dhe stafin e këtij institucioni.

Kryetari u njoftua për të arriturat e Kolegjit ILIRIA, mësimdhënien dhe mësimnxënien, për marrëveshjet e shumta me universitete në botë, revistën shkencore, konferencat shkencore ndërkombëtare, për rrjetin e universiteteve në shumë shtete, për mobilitetin e studentëve dhe profesorëve, për punësimin e studentëve, etj.

Kryetari Ahmeti përgëzoi për punën e Kolegjit ILIRIA dhe zhvilloi një ligjëratë të hapur me studentët. Kryetari foli për sfidat e tija për një jetë më të mirë për qytetarët e Prishtinës, për nevojat e qytetarëve, për qasjen e avansuar në menaxhim të qytetit, për komunikimin qytetar – komunë, për shërbime më të mira për rininë, për zhvillimin afatgjatë të qytetit, për shumë projekte, për guximin intelektual që duhet të kenë studentët, etj.

Ligjerata e kryetarit Ahmeti u prit me shumë entuziazëm nga studentët të cilët i shtruan shumë pyetje dhe debatuan për shumë çështje.

foto galeria