BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Studentët e Kolegjit ILIRIA morën pjesë në Simulime Gjyqësore në manifestimin “Dita e Avokatisë 2015”

Studentët e Kolegjit ILIRIA morën pjesë në Simulime Gjyqësore në manifestimin “Dita e Avokatisë 2015”

Presidenti i Kolegjit ILIRIA Prof. Dr. Mixhait Reçi, Prodekanja e Fakultetit Juridik znj. Shpresa Ibrahimi, si dhe mesimdhënës të Fakultetit Juridik, morën pjesë në Ceremoninë e manifestimit të Ditës së Avokatisë 2015, që realizohet për nder të 42 vjetorit të funksionimit të Odës së Avokatisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni morën pjes Përfaqësues të Odes së Avokatëve, Ministri i Drejtësisë z. Hajredin Kuçi, Drejtori i USAID-it z. James Hope, përfaqësuses të Odës Kombëtare të Avokatëve, Përfaqësues të Zyrës së Këshillit të Europës, Përfaqësues të Këshillit të Odave të Avokatëve të Europës, Ambasadori i Italisë në Kosovë si dhe përfaqësues të intitucioneve dhe organizatave të Drejtësisë në Kosovë.

Me këtë rast Presidenti i Kolegjit ILIRIA, në prezentimin e tij përshëndeti dhe e vlerësoi lartë bashkpunimin e Odës së Avokatëve të Kosovës me Kolegjin ILIRIA për mundësitë e dhëna për studentët e Fakultetit Juridik, që njohuritë teorike t`i avancojnë edhe me pjesën praktike, si pjesë e domosdoshme e kurikules në studimet e Drejtesisë.

Pjesë e veçantë e eventit ishte organizimi i simulimeve gjyqësore nga Praktikantët e Odës të Avokatëve të Kosovës dhe studentëve të Fakultetit Juridik të Kolegjit ILIRIA. Në zhvillimin e rasteve të simulimit, studentët prezentuan rastin nga trafikimi me qenie njerëzore dhe aksident trafiku, si profesionist ligjor.  Gjyqtarë, Avokatë dhe Prokurorë panelistë, në komentet e dhëna i përgëzuan për punën e shkëlqyer, duke prezentuar shkallë të lartë të përgatitjes për të ushtruar profesionin e juristit në sistemin e drejtësisë së Kosovës. 

 

 

foto galeria