BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Ligjëratë e Prof. Dr. habil. Bajram Berisha në Kolegjin ILIRIA

Ligjëratë e Prof. Dr. habil. Bajram Berisha në Kolegjin ILIRIA

Prof.Dr. habil. Bajram Berisha mbajti një ligjëratë tejet të veçantë në Kolegjin ILIRIA me temë: “Shkenca, faktor i domosdoshëm i zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë – Roli i Bioteknologjisë”.

Profesor Berisha njihet si një nga hulumtuesit më të njohur në Kosovë dhe rajon në fushën e Biologjisë molekulare, Gjenetikës, Fiziologjisë dhe Bioteknologjisë, me përvojë të gjatë në institucione shkencore e hulumtuese në Gjermani dhe vende të tjera evropiane, si dhe njëri nga intelektualët më të cituar nga Kosova në revista shkencore ndërkombëtare.

Prof.  Berisha ligjëroi për avancimet më të fundit në Bioteknologji, modifikimin gjenetik të produkteve ushqimore, ruajtjen e ambientit në të cilin jetojmë, si  dhe për qasjen që duhet patur për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

Ligjërata u përcoll me shumë interes dhe zgjoi debate të shumta. Z. Berisha falënderoi studentët për interesimin e tyre dhe Kolegjin ILIRIA për përkrahjen që u jep studentëve në funksion të krijimit të kuadrove të afta dhe të guximshme për t’u përballë me sukses në konkurrencën e dijes.

Për më shumë kliko këtu

foto galeria