BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Qendra për Trajnime dhe Burime Avokuese (ATRC) dhe Kolegji ILIRIA organizuan panel profesional me titull “Iniciativa për vëzhgimin e Gjykatave nga qytetarët”

Qendra për Trajnime dhe Burime Avokuese (ATRC) dhe Kolegji ILIRIA organizuan panel profesional me titull “Iniciativa për vëzhgimin e Gjykatave nga qytetarët”

Në Kolegjin ILIRIA u zhvillua paneli profesional “Iniciativa për vëzhgimin e Gjykatave nga qytetarët”. Panelin e moderoi znj. Alketa Bala nga organizata ATRC, ndërkaq penalistë ishin: gjyqtari z. Nehat Idrizi, avokati mbrojtës z. Fatlum Podvorica, mbrojtës i viktimave z.Bekim Dugolli dhe prokurori z. Armend Hamiti.

Prezantimi i panelistëve dhe debati që u zhvillua kishte për qëllim vetëdijesimin dhe edukimin e pjesëmarrësve mbi procedurat penale , si dhe funksionin e gjyqtarëve, prokurorit, avokatit mbrojtës dhe Shërbimit të Mbrojtjes së Viktimave në Kosovë. Përmes kësaj kampanje poashtu  tentohet të rritet besimi  për Sistemin e Drejtësisë në Kosovë. Debati zgjoi interesim të madh tek  studentët ku ata u përfshinë në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh.

Organizimi i këtij paneli ishte inicim paraprak për themelimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qendrës për Trajnime dhe Burime Avokuese  (AKRC) dhe Kolegjit ILIRIA.

Mysafire speciale e këtij eventi ishte znj. Lauren C. Baillie e cila u nda mjaft e kënaqur me punën e Kolegjit ILIRIA e në veçanti u interesua për revistën shkencore të Kolegjit ILIRIA dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen.

 

 

foto galeria