BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Panel Profesional për përfshirjen e të rinjve dhe femrave në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë

Panel Profesional për përfshirjen e të rinjve dhe femrave në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë

Zyra për Studime Klinike pranë Kolegjit ILIRIA organizoi panelin e radhës me Menaxheren e Lartë të Programit të NCSC-së, znj. Violaine Autheman  dhe  me eksperten ligjore zjn. Florie Manaj-Zogaj. Me këtë rast Menaxherja e Lartë dhe Ekspertja Ligjore  u njoftuan për së afërmi  mbi aktivitetet e Zyrës për Studime Klinike pranë Kolegjit ILIRIA.

Në këtë panel u  prezantuan të gjeturat e hulumtimit për sfidat dhe perspektivat e qasjes së të rinjve dhe femrave në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë.

Iniciativa hulumtuese për të rinjtë dhe femrat ka zbuluar se shoqëria në Kosovë ka një rritje të ndërgjegjësimit sa i përket  avancimit dhe përfaqësimit të femrës në profesionet kryesore ligjore dhe për nevojat e të rinjve për t’u kyçur me sukses si fuqi punëtore në sistemin ligjor. Paneli u ndoq me vëmendje nga stafi akademik dhe studentët e Kolegjit ILIRIA. Ky panel nga studentët u shikua si motivim që në të ardhmen t’i kyçen seriozisht  profesionit të drejtësisë.

Pas përfundimit të panelit Prodekanja e Fakultetit Juridik ndau një mirënjohje për Menaxheren e Larte të NCSC-së për kontributin e dhëne gjatë  tre viteve bashkëpunimi dhe për fuqizimin e mësimit klinik në Kolegjin ILIRIA.

foto galeria