Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me nëntë institucione nga Unioni Europian dhe rajoni, merr pjesë në implementimin e projektit “Boosting Adult System Education in Agriculture”. Ky projekt është financuar në kuadër të programit Erasmus+ dhe do të mundësojë stafit dhe studentëve të Kolegjit ILIRIA të marrin pjesë në hulumtime të përbashkëta dhe zhvillimin e trajnimeve për edukimin e të rriturve duke u mbështetur në metodat evropiane. Nga ky projekt do të përfitojnë:
• Së paku 3000 mësimdhënës, nga 10 shtete të Unionit Evropian dhe rajonit, të cilët do të marrin pjesë në zhvillimin e analizave krahasuese për secilin shtet pjesëmarrës në fushën e edukimit për të rritur në bujqësi.
• Së paku 2000 mësimdhënës nga 10 shtete të Unionit Evropian dhe rajonit, të fushës së bujqësisë do të marrin pjesë në 20 webinare në nivel kombëtar.
• Gjithsej 140 përfaqësues nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse do të marrin pjesë në konferencën dhe aktivitetin final të promovimit të rezultateve