BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar O’CONNELL

Kolegji ILIRIA mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar O’CONNELL

 

Kolegji ILIRIA ka përmbyllur ceremoninë e ndarjes së certifikatave për studentët e angazhuar në realizimin e projektit “Fuqizimi i Drejtësisë në Kosovë dhe Ngritja e Kapaciteteve të Juristëve të rinj”. Shkëlqesia e tij z. Ruairi O’CONNELL, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar ka nderuar dhe përgëzuar këtë organizim me prezencën e tij dhe fjalët e ngrohta dhe motivuese. Në këtë ceremoni merrnin pjesë studentë dhe profesor të Kolegjit ILIRIA, përfaqësues të CLARD-it si dhe të ftuar tjerë.

Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave u organizua pas pritjes që Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Reçi, organizoi në ambientet e Kolegjit. Prof. Reçi shprehu mirënjohjen për përkrahjen dhe besimin e Ambasadës Britanike, dhënë për realizimin e këtij projekti në kuadër dhënies së ndihmës juridike falas dhe ngritjen e kapaciteteve të juristëve të rinj.

Në fjalën e tij Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Z. O’Connell gjithashtu, përshëndeti dhe përgëzoi në fjalën e tij, Kolegjin ILIRIA, CLARD dhe studentët në realizimin e plotë të qëllimeve të projektit, si partnerë të një bashkëpunimi të frytshëm.

Përshtypjet pozitive dhe kënaqësinë për ndihmën juridike të ofruar mbi 1200 qytetarëve të 10 Komunave të ndryshme të Kosovës, i transmetoi në fjalën e tij edhe përfaqësuesi i CLARD-it , Z. Anton Nrecaj.

Në përfundim të kësaj ceremonie, Ambasadori dhe Sekretari gjeneral i Kolegjit ILIRIA z. Arbër Reçi, i ndanë certifikatat për studentët e Kolegjit ILIRIA dhe studentëve të universiteteve dhe kolegjeve tjera në Kosovë.

Aktiviteti u përmbyll me zotimin se Klinika Ligjore për Ndihmë Juridike Falas në Kolegjin ILIRIA do të jetë e hapur në vijimësi për qytetarët e Kosovës, ku studentët së bashku me profesorë të fushës juridike do të ofrojnë për ta ndihmë profesionale juridike.

foto galeria