BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Finalja e Klubit të Debatit, Maj 2016

Finalja e Klubit të Debatit, Maj 2016

Në vitin e gjashtë me radhë të zhvillimit të aktiviteteve të Klubit të Debatit u mbajt Finalja e Debatit në Formatin Parlamentar Britanez ILIRIA Open 2016. Ky aktivitet u përmbyll suksesshëm pas përfundimit të semestrit të parë të vitit akademik 2015/16, ku pjesëmarrës ishin mbi 20 studentë nga të gjitha drejtimet e studimeve në Kolegjin Mbretëror ILIRIA dhe në finale u prezentuan nga 8 studentë të cilët e kaluan me sukses tërë këtë Modul. Moduli në fjalë përmban zhvillimin e të menduarit kritik, maturi mendore dhe emocionale, përgaditjen e folësve për fjalime publike dhe retorikën e debatit formal, shkrimin akademik si dhe përgaditjen për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare të debatit.

Si çdo herë edhe kësaj radhe Paneli i Gjykatësve i përbërë nga gjykatësit e çertifikuar ndërkombtarisht vendosi në mënyrë unanime që ekipi fitues të shpallej “Qeveria Hapëse” njëherit me vendim të plotë si folësi më i mirë u shpallë Lideri i “Opozitës Përmbyllëse”. I gjithë kontributi i pjesëmarrësve u njoh me ndarjen e çertifikatave për debatuesit pjesëmarrës, çertifikata këto të njohura ndërkombtarisht dhe nga Instituti Botëror i Debatit me bazë në Vermond të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Klubi i Debatit dhe Kolegji Mbretëror ILIRIA janë pjesë përbërëse me të drejta të plota i këtij Instituti.

Kolegji ILIRIA ndau bursa për ekipin fitues dhe folësin më të mire gjatë këtij aktiviteti.

foto galeria