BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Në Kolegjin ILIRIA u promovua libri "Euroasian Disunion" nga Janusz Bugajski

Në Kolegjin ILIRIA u promovua libri "Euroasian Disunion" nga Janusz Bugajski

Në Kolegjin ILIRIA në kuadër të aktivitetit “Ditët e Falenderimit për SHBA-të” u mbajt promovimi i librit “Euroasian Disunion” i autorit Jausz Bugajski, njohës i politikave evropiane dhe ish drejtor i Programit “New European Democracy” në kuadër të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).

Me rastin e këtij promovimi, Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof.Dr. Mixhait Reçi theksoi rëndësinë dhe historikun e aktivitetit “Ditët e Falenderimit për SHBA-të”, aktivitet ky që realizohet tash e 11 vite radhazi. Gjithashtu Z.Reçi vlerësoi lartë punën dhe kontributin e SHBA-ve për popullin e Kosovës, respektivisht solidarizimin e qeverisë amerikane për t’i dalë në ndihmë shtetit të Kosovës kur kishte më së shumti nevojë, duke e përcjellë tutje edhe në fazat e procesit të shtet-ndërtimit.

Ndërkaq, autori i librit “Euroasian Disunion”, Z.Bugajski përmes promovimit të librit të tij ngriti shqetësimet e tij sa i përket zhvillimeve të paparashikueshme në sistemin ndërkombëtar, të cilat përbëjnë kërcënim real të paqes botërore, duke iu vënë theks të veçantë tendencave ekspansioniste të Rusisë së Putinit.

Përgjatë promovimit, z.Bugajski potencoi disa elemente të rëndësishme të shtetit Rus, sikurse strategjitë që ndjekin për të zgjeruar ndikimin e tyre drejt perëndimit dhe propaganda që ata ndjekin për të penguar politikat perëndimore. Gjithashtu, ai i vuri rëndësi raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, në veçanti pas rastit të largimit të Britanisë nga familja Evropiane, duke kujtuar rrezikun që i kanoset aleancave të perëndimit përmes lëvizjeve të tilla përbrenda Bashkimit Evropian dhe tendencat ruse për të përfituar nga rastet e tilla.

Krejt në fund, të pranishmit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje si dhe të informohen për së afërmi mbi librin e autorit Bugajski.

foto galeria