BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Frutex

Kolegji ILIRIA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Frutex

Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes Kolegjit ILIRIA dhe Kompanisë ‘Frutex’, me ç'rast pronari i Kompanisë ‘Frutex’, z.Shaqir Palushi para të pranishmëve mbajti ligjeratë të hapur me temë: Suksesi dhe Sfidat e kompanisë FRUTEX.

Tani studentëve të Kolegjit ILIRIA iu mundësohet të bëjnë punë praktike në këtë kompani, e cila vitin e fundit është cilësuar si eksportuesi më i madh nga Kosova.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, Arbër Reçi tha se është shumë e rëndësishme që studentët t’i shohin mënyrat se si funksionojnë bizneset kosovare. Sipas tij, kjo arrihet përmes punës praktike në këtë kompani.

Në të njëjtën kohë studentët njoftohen me funksionimin e bizneseve, e që sipas tij kanë mundësinë të bëhen edhe kontribuues të zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Në fund të ligjeratës, të pranishmit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje direkt nga pronari i kompanisë Frutex .

foto galeria