BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Thirrja e I-rë e konferencës shkencore ndërkombëtare me temë "Demokracia, Korrupsioni dhe Etika"

Thirrja e I-rë e konferencës shkencore ndërkombëtare me temë "Demokracia, Korrupsioni dhe Etika"

Në kuadër të veprimtarisë shkencore, të organizuar në bashkëpunim nga: Kolegji ILIRIA- Kosovë, Universiteti Mesdhetar i Shqipërise, Universiteti i Helsinkit - Finlandë, Universiteta degli Studi - Firence, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve dhe Institutin e Migracionit, Zhvillimit dhe Integrimit organizojnë konferencën e parë shkencore ndërkombëtare me temë: “Demokracia, Korrupsioni dhe Etika".

Në këtë konferencë synohet që, të përcaktohet në mënyrë shkencore niveli dhe roli i qeverisjes së mirë në institucionet e drejtësisë, tek shoqëria civile dhe tek mekanizmat tjerë institucional.

Punimet shkencore mund të referohen në këto drejtime:

- Ligji, reforma në drejtësi dhe aksesi në institucionet e drejtësisë

- Varfëria, pabarazia dhe grupet vunerabël

- Impakti i korrupsionit në bizneset lokale dhe të huaja 

- Idendifikimi i impaktit të korrupsionit në jetën e gruas

- Impakti i korrupsionit në jetën publike

- Roli i NGO-ve, medias dhe medias sociale në luftë kundër korrupsionit

- Parimet e vlerave të qeverisjes së mirë

- Edukimi në distancë për njerëzit në nevojë

- Vlerat e etikës dhe përcaktimi i standarteve

- Analiza dhe roli i korrupsionit ne politikë dhe impakti i tij në shoqëri

- Mekanizmat dhe normat e shoqërisë për të luftuar korrupsionin 

 

Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë!

 

Abstrakti mund të depozitohet deri më datën 18 Janar, përmes një titulli pune dhe një përmbledhje shqip dhe/ose anglisht prej jo më shumë se 300 fjalësh.

Njoftimi për pranimin e abstraktit është 21 Janar 2017 ndërsa pjesëmarrësit që do të konfirmohen janë të lutur për të dorëzuar në variant përfundimtar për botim kontributet e tyre jo më vonë se 31 Janar 2017. Punimi duhet të jetë nga 2500 - 5000 fjalë, faqe A4, Time New Roman 12, 1.5 hapësira mes reshtave.

Book of Proceedings do të jetë me ISBN dhe me impakt faktor.

Informacione të rëndësishme për konferencën:

- Çmimi për pjesëmarrje në konferencë: 50 euro apo 7.000 lekë;

- Çmimi për bashkë autor: 70 euro apo 10.000 lekë;

- Çmimi për studentë: 35 euro ose 5.000 leke;

- Autorët duhet të jenë me gradën shkencore së paku: Master;

- Gjuha e konferencës: Shqip dhe Anglisht;

- Kontakti për konferencë: [email protected]

 

Konferenca do të mbahet më 11 shkurt 2017, Shqipëri