BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë 'FLUIDI dhe RC COLA'

Kolegji ILIRIA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë 'FLUIDI dhe RC COLA'

Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të Kolegjit ILIRIA dhe Kompanisë ‘FLUIDI dhe RC COLA’, me ç'rast drejtori i Kompanisë z.Fejzullah Mustafa para të pranishmëve mbajti ligjeratë të hapur me temë: Suksesi dhe Sfidat e kompanisë FLUIDI, ku prezantoi para të pranishmëve zanafillat e biznesit, etapat e zhvillimit dhe invesimet kapitale.

Përgjatë ligjeratës, u potencua se kompania FLUIDI në vitin 2003 u liçencua për prodhim dhe distribuim të një prej brendeve më të fuqishme amerikane RC Cola International, ndërkaq e njëjta tashmë numëron mbi 250 të punësuar, duke ofruar për tregun vendor mbi 130 produkte. Ndër të tjera, aktiviteti i kompanisë FLUIDI shtrihet në më shumë se 24 shtete të botës.

Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tani studentëve të Kolegjit ILIRIA iu mundësohet të bëjnë punë praktike në këtë kompani dhe të realizojnë vizita studimore në kuadër të studimeve.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z.Arbër Reçi falënderoi z.Mustafën për mundësinë e cila nga tash e tutje do u ofrohet studentëve të Kolegjit ILIRIA duke theksuar se nga tash studentët do e kenë mundësinë të njihen nga afër me mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të biznesit, duke gërshëtuar kështu përvojën teorike me atë praktike.

Në përfundim të ligjeratës, në shenjë mirënjohje, z.Mustafa pranoi nga Kolegji ILIRIA numrin më të ri të revistës shkencore “ILIRIA International Review”, logo e Kolegjit dhe Letër falenderimi për ligjeratën e mbajtur.

foto galeria