BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Gara ndërkombëtare e arbitrazhit në ballkanin perëndimor “Vis Pre-Moot”

Gara ndërkombëtare e arbitrazhit në ballkanin perëndimor “Vis Pre-Moot”

Kolegji ILIRIA, në bashkëpunim me Oden Ekonomike Amerikane - Qendrën për zgjidhjen alternative të kontesteve, Universitetin e Prishtinës - Fakultetin Juridik, Oden Ekonomike të Kosovës dhe me mbështetjen e USAID përmes programit për përmbarim dhe legjislacion komercial-CLE, zhvilluan garën ndërkombëtare të arbitrazhit “VIS Pre-Moot” të organizuar për here të tretë në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Universiteteve të regjionit, përfaqësues të qeverisë Shqiptare dhe asaj Kosovare, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, USAID dhe organizatave tjera, si dhe arbitra nga firmat ligjore të Kosovës dhe rajonit.

Në ditën e dytë dhe të tretë kjo garë u zhvillua në Kolegjin ILIRIA, me ç’rast ekipet e studentëve patën mundësi që në gjithsej 21 runde të garojnë me njëri-tjetrin. Studentët patën mundësi që nga komentet konstruktive të arbitrave të përfitojnë dhe të njëjtat t`i marrin në konsideratë gjatë pjesëmarrjes së tyre në garën e arbitrazhit në Vjenë.

Përfundimin e kësaj gare e shënoi, shpallja e ekipit fitues të kësaj gare, nga prodekani i Fakultetit Juridik z. Racaj. Ky çmim i`u nda Universitetit të Sofjes “St.Kliment Ohridski”, si dhe folësja më e mirë Lia Harizanova. Në ceremoninë përmbyllëse Presidenti i Kolegjit ILIRIA, z. Reçi i përshëndeti përfaqësuesit e Universiteteve, arbitrat, organizatorët si dhe sponsorët, duke e konsideruar këtë garë një nga ngjarjet më me rëndësi të Kolegjit ILIRIA dhe duke u zotuar në vazhdimin e kësaj ngjarje. Të pranishmëve në shenjë mirënjohje, presidenti u ndau logon e Kolegjit ILIRIA, si dhe revistën shkencore të Kolegjit ILIRIA.

Të pranishmit ndanë vlerësime pozitive nga pjesëmarrja në këtë ngjarje, duke e parë si e një mundësi e shkëmbimit ndërkulturor mes studentëve të drejtësisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës. Kjo garë gjithashtu kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me avantazhet e arbitrazhit si një mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve.

Prania e Universiteteve dhe juristëve nga firmat ligjore më prestigjioze do të rrisë edhe më tej besim më të madh në arbitrazh dhe do të krijojë një infrastrukturë të qëndrueshme për mekanizmat e Zgjidhjes Alternative të Kontesteve në Kosovë.

foto galeria