BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Kolegji ILIRIA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Në Kolegjin ILIRIA është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes së cilës, nga tash e tutje, studentëve të Kolegjit ILIRIA do iu mundësohet aftësimi praktik në këtë ministri, por edhe në ndërmarrjet partnere të ministrisë.

Gjatë kësaj vizite, presidenti i Kolegjit ILIRIA, prof. dr. Mixhait Reçi, për një fjalë rasti, përshëndeti Ministrin Abrashi dhe të arriturat e institucionit që ai drejton. Presidenti Reçi theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve institucionale për ngritjen e mirëqenies sociale në Kosovë. Mes të tjerash, z. Reçi, prezantoi edhe të arriturat dhe përkushtimin e Kolegjit ILIRIA për avancimin dhe ngritjen e mirëqenies në shoqërinë kosovare.

Nga ana tjetër, Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi përmes ligjëratës së hapur, prezantoi para të pranishmëve skemën pensionale, subvencionet dhe Agjencinë e Punësimit, të cilat sipas tij, kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm për planet afatgjate të vendit, përmes së cilave tash e tutje, familjet kosovare, do të kenë një përkujdesje më të veçantë nga shteti.

Ai gjithashtu theksoi se përmes Udhëzimit Administrativ me pensionet bazike, të cilin e kanë arritur, buxhetit të Kosovës i kanë shpëtuar rreth 10 milion euro. Ndërkaq, të pranishmëve ua rikujtojë qëllimin e kategorizimit të veteranëve të luftës, si përfitues, i cili sipas Abrashit, është bërë që të mos prishen marrëdhëniet me FMN-në, por edhe mos të ketë konflikt të veteranëve.

Përveç kategorizimit të veteranëve Abrashi foli edhe për asistencën sociale dhe subvencionimin e pagave që Ministria e tij ka bërë për gratë, të cilat tashmë kanë përfituar punë në industri të ndryshme.

foto galeria