BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Në Kolegjin ILIRIA u mbajt turi i dëgjimit me ekspertë të ekonomisë

Në Kolegjin ILIRIA u mbajt turi i dëgjimit me ekspertë të ekonomisë

Në Kolegjin ILIRIA u mbajt Turi i Dëgjimit me Ekspertë të Ekonomisë, në të cilin morën pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së z. Kadri Veseli, përfaqësues të Odave Ekonomike dhe ekspertë të fushës së ekonomisë.

Nikoqiri i këtij takimi, Presidenti i Kolegjit ILIRIA, prof. dr. Mixhait Reçi, përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi kryetarin për organizimin e këtij turi në Kolegjin ILIRIA, ku njëherazi potencoi që Kolegji ILIRIA, në kuadër të stafit akademik, ka të punësuar doktorë shkence, të cilët si ekspertë të fushave, veçanërisht të fushës ekonomisë, japin kontributin maksimal për përgaditjen e kuadrove profesionale për nevojat e tregut, ku kjo përgaditje është gërshetim i teorisë dhe praktikës në procesin e mësim-nxënies.

Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, përmendi se ekonomia vendore po përballet me papunësi të madhe, bilanc tregtar negativ dhe numër të vogël të investimeve të huaja. Ai tha po ashtu se të rinjtë duhet integruar sa më shumë në tregun e punës dhe të ndryshohet gjendja aktuale.

Ndërkaq, propozime ofruan edhe ekspertët e pranishëm për ndryshimin e gjendjes, e cila sipas tyre është duke dëmtuar ekonominë vendore.

Ardian Hoxha, themelues i ASK, Duplex dhe disa bizneseve, kërkoj që të krijohen sa më shumë vende të punës, ndërsa potencoi mungesën e shkollës së mirëfilltë të biznesit.

Ndërsa, sipas Arian Zekës nga Oda Amerikane, ekonomia duhet të funksionalizohet sa më shpejt, në mënyrë që bizneset e vogla të shndërrohen në biznese të mëdha.

Në anën tjetër Wilhelm Hicking, ekspert i ekonomisë nga Gjermania, tregoi se ndërmarrjet të cilat nuk mund të zhvillohen deri në pikën të cilën kanë planifikuar ato, i ndihmon shteti i Gjermanisë dhe merr përsipër që një ndërmarrje ta dërgojë përpara, sepse sipas tij, një biznes i suksesshëm sjell edhe zhvillim ekonomik për shtetin.

Në fund të këtij bashkëbisedimi, kryetari Veseli pranoi Feniksin, si dhuratë simbolike nga Presidenti i Kolegjit, simbolika e të cilit ndërlidhet me kontributin e z. Veseli në luftën e Kosovës dhe një pikturë të piktorit të njohur Reshat Ahmeti, e cila ishte pjesë e galerisë “ Omer Kaleshi “ të Kolegjit ILIRIA.

foto galeria