BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Në Kolegjin ILIRIA u prezantuan programet profesionale nga ProCredit Banka

Në Kolegjin ILIRIA u prezantuan programet profesionale nga ProCredit Banka

Kolegji ILIRIA priti sot përfaqësuesit e Bankës ProCredit, të cilët prezantuan para studentëve programet profesionale të cilat ofrohen nga kjo bankë për studentët.

Hapjen e këtij prezantimi e bëri Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi, i cili për një fjalë rasti, shprehi mirënjohjen për bashkëpunimin që ka Banka ProCredit me Kolegjin ILIRIA, përmes së cilit, studentët e Kolegjit ILIRIA, kanë përfituar mundësi praktike, ku më pas edhe janë punësuar në këtë bankë.

Z. Reçi, potencoi se ky bashkëpunim që ka Kolegji ILIRIA me ProCredit Bank, do të vazhdojë edhe më tutje, në mënyrë që studentët tanë të avancohen dhe të përgaditen profesionalisht për tregun e punës.

Ndërkaq, Arben Haxhani, Zv. Drejtor i ProCredit Bank, dega Prishtinë, prezantoi para të pranishmëve procesin e rekrutimit në ProCredit Bank dhe fazat në të cilat kalon një kandidat potencial. Ndër të tjera, Z. Haxhani theksoi se qëllimet parësore të bankës që ai përfaqëson janë: promovimi i kulturës së kursimit dhe përkrahja e zhvillimi i bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat, siç tha ai, janë shtyllë kryesore e ekonomisë së një vendi.

Blerina Kuçi-Hoti, specialiste e rekrutimeve në këtë bankë, i njoftoi studentët për mundësitë e zhvillimit të stafit përmes trajnimeve që ofron Banka ProCredit, përmes Akademisë për Bankierë të Rinj dhe Akademisë për Menaxher, për t’i përgaditur të punësuarit në ngritje dhe avancim profesional në karrierë.

Ndërkohë, Gresa Krasniqi, e cila ishte pjesë e internshipit dhe Akademisë për Bankierë të Rinj ndau përvojën e saj dhe mundësitë që i ofron ky program për studentët të cilët shprehin dëshirën t’i bashkangjiten këtij programi të ofruar nga Banka ProCredit.

Gjatë këtij prezantimi, të pranishmit parashtruan pyetje të shumta dhe shprehën dëshirën e tyre që të bëhen pjesë e programeve të ofruara nga kjo bankë.

foto galeria