BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Vizita e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Hykmete Bajrami në Kolegjin ILIRIA

Vizita e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Hykmete Bajrami në Kolegjin ILIRIA

Në vazhdën e aktiviteteve të Kolegjit ILIRIA, u organizua ligjeratë e hapur me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Hykmete Bajrami. Tema e kësaj ligjerate ishte “Ambienti i biznesit dhe kontributi i MTI-së në përmirësimin e tij”.

Në hapjen e kësaj ligjerate, Presidenti i Kolegjit ILIRIA, prof. dr. Mixhait Reçi, theksoi kontributin e ministrisë për krijimin e kushteve të biznesit në ekonominë e Kosovës. Z. Reçi, përgëzoi Ministren Bajrami për realizimin e ligjit për Investimet Strategjike në Kosovë, i cili siç tha ai, është shumë i rëndësishëm për investimet dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministrja Bajrami ndërkaq diskutoi për rëndësinë e të rinjëve në të ardhmen e bizneseve, njëherësh ajo ftoi të gjithë studentët që të ndërmarrin iniciativa për biznese dhe me ide të reja të konkurojnë në tregun e Kosovës. Poashtu ministrja përmendi edhe një varg suksesesh gjatë mandatit të saj në këtë ministri, duke vënë theks tek unifikimi i numrave të biznesve, rregullimi i tregut të naftës dhe luftimin e evazionit fiskal në vendin tonë.

Si tjetër iniciativë e suksesshme, u përmend edhe ajo e organizimit të shumë forumeve ekonomike dhe panaireve ndërkombëtare, me ç’rast shumë kompani vendore kanë nënshkruar kontrata me investitorë të jashtëm.

Bajrami deklaroi se cilësia është kriteri kryesor për konkurencë në treg, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit. Në fund, presidenti i Kolegjit ILIRIA, Z. Reçi, shtoi se Kolegji tashmë ka ndarë një fond për mbështjen e studenteve në bizneset “start up”, për t’i bërë kështu të gatshëm ata për tregun e punës.

foto galeria