BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA nënshkruan marrëveshje me avokatin e popullit

Kolegji ILIRIA nënshkruan marrëveshje me avokatin e popullit

Kolegji ILIRIA sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin e Avokatit të Popullit me qëllim të realizimit të aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta nga fusha e të drejtave të njeriut, në veçanti në promovimin dhe edukimin mbi të drejtat e njeriut. Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje në mes të Avokatit të Popullit, z. Hilmi Jashani dhe Presidentit të Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi, Kolegji ILIRIA bëhet i pari institucion privat i arsimit të lartë në Kosovë i cili nënshkruan marrëveshje me Avokatin e Popullit.

Presidenti i ILIRISË, Prof. Dr. Mixhait Reçi, për një fjalë rasti para të pranishmëve theksoi se ky moment i nënshkrimit të kësaj marrëveshje bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm për studentët e Kolegjit ILIRIA sepse ky bashkëpunim do të ju mundësojë atyre ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin profesional në fushën e drejtësisë në Kosovë. Z. Reçi tha se Avokati i Popullit zë vend të veçantë në shoqërinë kosovare për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari tha se ky bashkëpunim do ofrojë mundësi të shumta jo vetëm për studentët por edhe për vet stafin e Kolegjit ILIRIA përmes pjesëmarrjes në tryeza dhe konferenca profesionale të cilat do të organizohen në vazhdimësi në kuadër të marrëveshjes.

foto galeria