BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Ceremonia e ndarjes së bursave studentore

Ceremonia e ndarjes së bursave studentore

Kolegji ILIRIA edhe këtë vit akademik, në një atmosferë solemne, në praninë e studentëve, familjarëve të studentëve dhe miqve, organizoi ceremoninë e ndarjes së bursave për studentët e dalluar.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i ILIRISË, Prof.Dr. Mixhait Reçi, theksoi që ndjehet tejet i kënaqur me suksesin dhe arritjet e studentëve, duke iu uruar atyre që të vazhdojnë punën e tyre këmbëngulëse. Ai theksoi se bursistët janë fuqi e veçantë lëvizëse e shoqërisë dhe si të tillë çdo herë do kenë përkrahjen e Kolegjit ILIRIA.

Presidenti Reçi ndau çmimin “Student i Dalluar” ndërkaq për studentët të cilët përfaqësuan me shumë sukses Kolegjin ILIRIA në garën më të madhe botërore për të Drejtën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, që u mbajt në Vjenë ndau “Bursë të Veçantë”.

Përmes këtyre bursave, Kolegji ILIRIA synon që t’i përkrah studentët e dalluar duke iu ofruar kështu lehtësime dhe përfitime për vitin e ardhshëm akademik

foto galeria