BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Ministri i Arsimit, Prof. Dr. Arsim BAJRAMI vizitoi Kolegji ILIRIA

Ministri i Arsimit, Prof. Dr. Arsim BAJRAMI vizitoi Kolegji ILIRIA

Kolegji ILIRIA, në vazhdën e aktiviteteve të saj mirëpriti Ministrin e Arsimit, Prof. Dr. Arsim Bajrami, i cili në ligjëratën e tij para studentëve të Kolegjit ILIRIA, trajtojë temën: Sistemi i Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës.

Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi për një fjalë rasti përshëndeti punën dhe kontributin e Ministrit për avancimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë. Njëherit ai potencoi rëndësinë e reformave të rëndësishme të implementuara nga Ministri Bajrami, me qëllim të avancimit të të gjithë sistemit të arsimit në vend. Presidenti Reçi, theksoi se Kolegji ILIRIA është i përkushtuar për krijimin e kuadrove të afta, të cilët kanë guximin për t’u sfiduar edhe me universitete ndërkombëtare. Tutje, z. Reçi potencoi se të arriturat e studentëve të Kolegjit ILIRIA dalin përtej kufive, ku së fundmi ata u renditen krahas top universiteteve botërore në garën ndërkombëtare të Arbitrazhit të mbajtur në Vjenë.

Ndërkohë, Ministri i Arsimit, Prof. Dr. Arsim Bajrami, vlerësoi lartë punën e Presidentit dhe stafit të Kolegjit ILIRIA, të cilët falë punës cilësore dhe profesionale arritën të përgatisin kuadro të gatshëm për tregun e punës. Duke ditur rëndësinë që arsimi i lartë ka në zhvillimin ekonomik të vendit, MASHT ka vazhduar të iu bëjë mbështetjen e nevojshme institucioneve të arsimit të lartë, që të fokusohen në programe të specializuara. Në këtë mënyrë të diplomuarit në institucione të arsimit të lartë do të kenë mundësi që duke fituar njohuri dhe kompetenca adekuate gjatë studimeve, ata të kenë qasje më të mirë dhe më të lehtë ne tregun e punës. Ministri Bajrami theksoi se Kolegji ILIRIA është ndër të parët institucione të arsimit të lartë privat, të cilët kanë ndjekur rrugën drejt specializimit. Tutje, Ministri Bajrami shprehi qëndrimin e tij dhe të Ministrisë që ai drejton për përkrahjen e Kolegjeve në procesin e transformimit në Universitete, duke vlerësuar edhe Kolegjin ILIRIA si njërin ndër ta. Ministri Bajrami, njëherazi theksoi se Kolegji ILIRIA ka plotësuar standardet për ofrimin e doktoraturës për studentët Kosovarë.

Përgjatë ligjëratës, të pranishmit parashtruan pyetje të shumta për Ministrin në lidhje me sistemit e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

foto galeria