BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Ditët e Falenderimit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 2017

Ditët e Falenderimit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 2017

Roli i SHBA-ve për Kosovën ka qenë dhe është i përhershëm, esencial dhe i pa zëvendësueshëm. Për të shprehur respektin dhe dashurinë që rinia dhe populli i Kosovës ndjen për Amerikën, me iniciativë të studentëve të Kolegjit dhe përkrahje nga rinia studentore e Kosovës, tani 12 vite me radhë, Kolegji ILIRIA organizon tradicionalisht “Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-të”

Në kuadër të “Ditëve të Falënderimit për SHBA-të”, janë organizuar një sërë aktivitetesh.

Me rastin e hapjes së këtij aktiviteti jubilar, Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi theksoi rëndësinë dhe historikun e aktivitetit “Ditët e Falënderimit për SHBA-të”, aktivitet ky që realizohet tash e 12 vite radhazi. Gjithashtu Z. Reçi vlerësoi lartë punën dhe kontributin e SHBA-ve për popullin e Kosovës, respektivisht solidarizimin e qeverisë amerikane për t’i dalë në ndihmë shtetit të Kosovës kur kishte më së shumti nevojë, duke e përcjellë tutje edhe në fazat e procesit të shtet-ndërtimit.

Po ashtu në tryezën e rrumbullakët më ligjërues nga programi i USAID-it,në fjalimin hyrës të këtij aktiviteti Sekretari Gjeneral i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi falënderoi përfaqësuesit e pranishëm, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendore, për përkrahjen e vazhdueshme që kanë ofruar në ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmes mbështetjes në avancimin e programeve studimore dhe projekteve të përbashkëta.

Në këtë aktivitet, znj. Shiban Shah, Zëvendës-Drejtoresha e Programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE), potencoi se qëllimi i programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) është fuqizimi i komunitetit biznesor përmes aktiviteteve të ndryshme komunikuese, të cilat synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit për dobitë e përdorimit të kontratave dhe duke ofruar forma standarde të kontratave.

Më pas përgjatë këtij aktiviteti, të pranishmit patën rastin të dëgjojnë dhe diskutojnë në lidhje me ligjëratat me temë të fokusuara si ligji për falimentim, rëndësia e kontratave, ndërmjetësimi, sistemi i përmbarimit privat, të dhëna nga Specialist dhe Këshilltar të Lartë Ligjore.

Po ashtu gjatë këtyre aktiviteteve u organizua edhe tryezë për shtypin shqiptar në SHBA. Kjo tryezë në panelin e saj mblodhi figura të shquara akademike dhe hulumtues të cilët filluan, përcollën dhe ndihmuan në ndërtimin dhe zhvillimin e shtypit shqiptar në SHBA. Përgjatë kësaj tryeze me një fjale rasti, anëtaret e panelit diskutua për perspektivat e ndryshme, mbi rrugët e ndërtuara, sfidat e kaluara, sukseset dhe çështjet aktuale të shtypit shqiptar në SHBA.

Në mes të tjerave, në këtë aktivitet Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi u nderua me mirënjohje speciale nga Gazeta shqiptaro-amerikane ”ILLYRIA” për kontributin e tij në miqësinë midis shqiptarëve dhe amerikanëve në SHBA dhe për pritjen e tij vjetore të Ditës së Falënderimit për SHBA në Kosovë. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në edukimin e të rinjve në Ballkan, si profesor për dy dekada në Universitetin e Prishtinës, si bashkëthemelues dhe profesor i Universitetit të Tetovës në Maqedoni dhe Kolegjit Universitar ILIRIA në Kosovë. Po në këtë ditë, Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Radio Televizionin 21 në kuadër të ‘’DITËT E FALENDERIMIT PËR SHBA-të’’ organizuan aktivitetin përmbyllës në sheshin “Nëna Terezë”, ku të ftuar special ishin shumë personalitete të mirënjohura të muzikës shqiptare, me ç’rast përformuan në skenë për të pranishmit.

foto galeria