BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Asociacionin Ndërkombëtar për Marka Tregtare (INTA) organizuan ligjëratë mbi të drejtat e pronësisë intelektuale

Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Asociacionin Ndërkombëtar për Marka Tregtare (INTA) organizuan ligjëratë mbi të drejtat e pronësisë intelektuale

Kolegji ILIRIA, në bashkëpunim me Asociacionin Ndërkombëtar për Marka Tregtare (INTA), organizuan ligjëratë të hapur mbi programin e quajtur “Fushata Joreale/Unrealistic Campaign” qëllimi i së cilës është edukimi, fuqizimi dhe inkurajimi i studentëve anembanë botës për të drejtat e pronësisë intelektuale, ligjet dhe politikat mbi këto çështje.

Bashkë me studentët e Kolegjit ILIRIA u diskutua rreth rëndësisë së markave tregtare dhe rreziqeve të mallrave të falsifikuara, si të dallohen produktet e falsifikuara dhe si të bëhen blerje të zgjuara në treg.

Me këtë rast Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi falënderoi dhe çmoi punën dhe angazhimin e INTA-së. Po ashtu theksoi se forcimi i sundimit të ligjit është themeli kryesor i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror i një vendi dhe se Kosova, si shteti më i ri në Evropë, ka shënuar suksese të shumta përgjatë zhvillimit të këtyre proceseve.

Kolegji ILIRIA është angazhuar që vazhdimisht të kontribojë në këto procese, duke promovuar dhe mbështetur aktivitete të shumta në ngritjen e kapaciteteve të sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe krijimit të kushteve për ambient më të përshtatshëm të të bërit biznes.

foto galeria