BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Vizita studimore e studentëve në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, pjesë e Korporatës Elkos Group, në Pejë

Vizita studimore e studentëve në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, pjesë e Korporatës Elkos Group, në Pejë

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit ILIRIA, të shoqëruar nga profesorë realizuan vizitën studimore në fabrikën vendore të përpunimit të kikirikut ”Pi&Ki”.

Pjesëmarrësit në këtë vizitë patën mundësin të informohen më shumë rreth funksionimit, organizimin, procesin e prodhimit, pajisjet, strukturën operacionale, procesin e furnizimit me lëndë të parë dhe të shpërndarjes së produkteve të prodhuara me cilësi të standardeve ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i vizitës ishte që studentët të kenë qasje më të afërt dhe praktike rreth aktiviteteve të ndryshme në lidhje me prodhimin cilësor, marketingun, financimin dhe burimet njerëzore të kompanisë. Të përvetësojnë njohuri të cilat mund t’iu japin ide, nxitje dhe gatishmëri në rrugën e formimit të tyre, në menaxherë dhe ndërmarrës të ardhshëm të vendit tonë.

 

foto galeria