BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
ILRIA Business Center, promovon produktet e kompanisë LIRI

ILRIA Business Center, promovon produktet e kompanisë LIRI

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA, në vazhdën e aktiviteteve promovuese të cilat kanë për qëllim të përkrahin bizneset vendore realizon promovimin e produkteve të kompanisë LIRI, e cila ofron produkte të ndryshme në industrinë ushqimore.

Kompania LIRI është e njohur si një ndër prodhuesit më të mëdhenj të produkteve të konditorisë në Kosovë dhe me mbi 121 artikuj që konkurrojnë në segmentet e tregut për llokume, biskota, vaferi, çokollata, bonbone, hallvë dhe karamele. “LIRI” si brend për herë të pare është themeluar në vitin 1985 në Prizren, themelimi i tij ishte kulminimi i një tradite familjare 70 vjeçare,e filluar në vitin 1948.

Ky aktivitet promovues ofroi mundësi studentëve që nga afër të njihen më shumë me produktet e kompanisë LIRI e cila njëkohësisht njihet si lider në tregun regjional.

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA ofron mundësi të shkëlqyeshme në krijimin e një rrjeti ndërmjet komunitetit të bizneseve dhe studentëve, duke mundësuar studentëve të njihen nga afër me bizneset vendore, mënyrën e funksionimit të tyre dhe angazhimin për punën praktike.

foto galeria