BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
ILRIA Business Center, promovon produktet “Suhareka”

ILRIA Business Center, promovon produktet “Suhareka”

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA, në vazhdën e aktiviteteve promovuese të cilat kanë për qëllim të përkrahin bizneset vendore, realizon promovimin e produkteve “Suhareka”, verëra të prodhuara nga kompania AgroKosova Holding.

Kompania AgroKosova Holding është e njohur si një ndër prodhuesit më të mëdhenj të verërave në Kosovë, me verërat të emruara si: Gresa e Kuqe, Gresa e Bardhë, Rizling Italian, Vranc, Rose, Chardonnay, Cabernt Sauvignon. Produktet “Suhareka” janë të prodhuara nga vreshtat në luginën e Therandës, një vend i veçuar me karakteristika unike, ku mburoja e maleve që e rrethon luginën mundëson mikroklimë të përsosur për rritjen e rrushit e cila rezulton po ashtu dhe cilësinë e verërave.

Ky aktivitet promovues ofroi mundësi studentëve që nga afër të njihen më shumë me produktet “Suhareka” e cila njëkohësisht njihet si produkte liderë në tregun regjional.

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA ofron mundësi të shkëlqyeshme në krijimin e një rrjeti ndërmjet komunitetit të bizneseve dhe studentëve, duke mundësuar studentëve të njihen nga afër me bizneset vendore, mënyrën e funksionimit të tyre dhe angazhimin për punën praktike.

foto galeria