BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Takimi i Presidentit të Kolegjit ILIRIA me Ish – Kryeministrin Turk Ahmet Davutoglu

Takimi i Presidentit të Kolegjit ILIRIA me Ish – Kryeministrin Turk Ahmet Davutoglu

Me rastin 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi, zv/ministri i Punëve të Brendshme z. Selami Shkodra dhe profesorë të Kolegjit ILIRIA u takuan me ish kryeministrin e Qeverisë të Republikës së Turqisë Ahmet Davutoglu.

Gjatë këtij takimi është biseduar për punën dhe arritjet në fushën e arsimit të lartë, zhvillimet e fundit në këtë fushë duke potencuar arritjet e suksesshme nga bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë të Republikës Turke, me ç’rast Presidenti Reçi theksoi që Kolegji ILIRIA vazhdon të kontriboj në ofrimin e mundësive të shumta në edukimin e lartë edhe për studentë nga Turqia.

Me këtë rast Presidenti Reçi vlerësoi rolin e ish-kryeministrit Davutoglu dhe gjithë kontributin e tij në procesin e përgjithshëm të shtetndërtimit të Kosovës duke ndarë mirënjohje dhe numrin e fundit te revistës shkencore “Iliria International Review”.

Ish-kryeministri Ahmet Davutoglu përgëzoi të pranishmit në këtë takim dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset që janë shënuar gjatë kësaj dekade, dhe njëkohësisht duke përgëzuar Kolegjin ILIRA për punën që kanë bërë dhe që do të bëjnë në të ardhëm në formimin, arsimimin dhe edukimin e kuadrove të reja që të marrin përgjejgësi dhe guxim për zhvillimin e shtetit të Kosovës.

foto galeria