BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA: Gara Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Ballkanin Perëndimor “Vis Pre-Moot”

Kolegji ILIRIA: Gara Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Ballkanin Perëndimor “Vis Pre-Moot”

Kolegji ILIRIA, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës - Fakultetin Juridik, dhe Odën Ekonomike të Kosovës, zhvilluan garën ndërkombëtare të arbitrazhit “VIS Pre-Moot” të organizuar për herë të katërtë në Ballkanin Perëndimor. Gara filloi me një eveniment solemn të mbajtur më 22 Shkurt në Hotel Sirius ndërsa u zhvillua në Kolegjin ILIRIA më datat 23-24 Shkurt.

Vis Pre-Moot për dy vitet e para është organizuar nga USAID (Programi për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial), ndërkaq në vitin e tretë USAID ka qenë bashkorganizator me Kolegjin ILIRIA dhe partnerët tjerë. Tashmë kjo garë ka arritur në nivelin e menaxhimit dhe organizimit nga Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me partnerët e vet vendor. Ky aktivitet organizohet me mbështetje të fuqishme nga firmat ligjore në Kosovë sikurse Judex Laë Firm, Ramaj & Palushi dhe Ardi Ibrahimaga si dhe Komuna e Prishtinës.

Kjo garë, është aktivitet përgatitor për garën Botërore të Arbitrazhit e cila do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Për katër vite me radhë në këtë garë kanë marrë pjesë: mbi 50 gjyqtar çdo vit nga SHBA-të, BE-ja dhe vendet e rajonit; me universitete pjesëmarrëse nga: Kosova, Gjermania, Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Gara VIS Pre-Moot shërben si platformë ku pjesëmarrësit do të përmirësojnë të menduarit e tyre logjik dhe ligjor.

Në ditën e dytë dhe të tretë gara u zhvillua në Kolegjin ILIRIA, me ç’rast ekipet e studentëve patën mundësi që në gjithsej 21 runde të garojnë me njëri-tjetrin. Studentët patën mundësi që nga komentet konstruktive të arbitrave të përfitojnë dhe të njëjtat t`i marrin në konsideratë gjatë pjesëmarrjes së tyre në garën e arbitrazhit në Vjenë.

Përfundimin e kësaj gare e shënoi, shpallja e ekipit fitues të kësaj gare, nga Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi. Ky çmim i`u nda Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe folësja më e mirë Enisa Rami nga Universiteti Ss. Cyril and Methodius, Maqedoni.

Në ceremoninë përmbyllëse Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z. Reçi përshëndeti përfaqësuesit e universiteteve pjesëmarrëse, arbitrat, organizatorët si dhe sponsorët, duke e konsideruar këtë garë një nga ngjarjet më me rëndësi të Kolegjit ILIRIA dhe duke u zotuar në vazhdimin e kësaj ngjarje. Të pranishmëve në shenjë mirënjohje, z. Reçi ju ndau Çertifikatë mirënjohje si dhe numrin më të ri të revistës shkencore të Kolegjit ILIRIA.

 

Të pranishmit ndanë vlerësime pozitive nga pjesëmarrja në këtë ngjarje, duke e parë si e një mundësi e shkëmbimit ndërkulturor mes studentëve të drejtësisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës. Kjo garë gjithashtu kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me avantazhet e arbitrazhit si një mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve.

Prania e Universiteteve dhe juristëve nga firmat ligjore më prestigjioze rrënjos edhe më tej besim më të madh në arbitrazh dhe duke mundësuar krijimin e një infrastrukturë të qëndrueshme për mekanizmat e Zgjidhjes Alternative të Kontesteve në Kosovë.

foto galeria