BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Bursa studimi, punë praktike dhe mundësi punësimi për studentët e Ilirisë nga kompania “Flexograf”

Bursa studimi, punë praktike dhe mundësi punësimi për studentët e Ilirisë nga kompania “Flexograf”

Përmes nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë, tani studentëve të Kolegjit ILIRIA iu mundësohet bursa studimore, të bëjnë punë praktike dhe të realizojnë vizita studimore në kompaninë “Flexograf”.

Kjo marrëveshje është arritur si rezultat i bashkëpunimit në mes të Kolegjit ILIRIA dhe Kompanisë 'FLEXOGRAF' tani ndër vite, me ç'rast drejtori i Kompanisë z. Berat Mustafa para të pranishmëve mbajti dhe ligjëratë të hapur me temë: Mundësit inovative dhe sfidat e kompanisë 'FLEXOGRAF', ku dhe prezantoi para të pranishmëve zanafillat e biznesit, etapat e zhvillimit, proceset funksionale të prodhimit, eksportimit dhe investimet kapitale në kompani.

Përgjatë ligjëratës, u potencua se kompania 'FLEXOGRAF' filloi veprimtarinë e saj në qershor të vitit 2013 në prodhimin e ambalazheve plastike për produkte të industrisë ushqimore dhe jo-ushqimore, ndërkaq e njëjta tashmë numëron mbi 50 të punësuar, duke prodhuar produkte për tregun vendor dhe atë evropian.

Me këtë rast, Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. z. Mixhait Reçi falënderoi dhe çmoi z. Mustafën për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për mundësinë e cila nga tash e tutje do u ofrohet studentëve të Kolegjit ILIRIA, me ç’rast do e kenë edhe mundësinë të njihen nga afër me mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të biznesit, duke gërshetuar kështu përvojën teorike me atë praktike.

Në përfundim të ligjëratës, në shenjë mirënjohje, z.Mustafa pranoi nga Kolegji ILIRIA numrin më të ri të revistës shkencore “ILIRIA International Review” dhe logon e Kolegjit për ligjëratën e mbajtur.

Përgjatë kësaj ligjëratë studentët patën mundësin të parashtrojnë pyetje të hapura, ku njëkohësisht shprehen interesimet dhe entuziazmin e tyre në mundësit e ofruar.

foto galeria