Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Ekonomik dhe Social (CESD) ka realizuar punëtorinë, aktivitete të cilat synojnë të pasqyrojë, vlerësojë dhe promovojë punën dhe arritjet e të rinjve në Kosovë duke paraqitur dhe forcuar njohurit lidhur me mundësit e ofruara përmes programit Erasmus+, fokusuar në temën: Roli i mentorit në programin European Voluntary Service. Njëkohësisht duke u dhënë pjesëmarrësve të rinj mundësinë për të diskutuar dhe debatuar rezultatet e arritura dhe ndikimin e pjesëmarrjes së tyre në zhvillimin profesional dhe personal.
Punëtoria është fokusuar kryesisht në shpalosjen e informacioneve për mundësitë përmes European Voluntary Service, programet që ofrojnë mundësi të shkëlqyera tek studentët dhe të rinjtë në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe personale, në rritjen e të kuptuarit të praktikave, politikave dhe sistemeve të punës së të rinjve, rritjen e motivimit dhe kënaqësisë së punonjësve të rijnë dhe të rinjve, përhapjen e praktikave të mira të punës së të rinjve për të forcuar bashkëpunimin me organizata dhe duke ndikuar pozitivisht në zgjerimin dhe rritjen kapacitetit të veprimtarisë së tyre .
foto galeria