BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Qendra e Karrierës realizoi trajnimin me temë: Formulimi i CV-së, letrës motivuese dhe përgatitja për intervistë

Qendra e Karrierës realizoi trajnimin me temë: Formulimi i CV-së, letrës motivuese dhe përgatitja për intervistë

CV-ja dhe letra e motivimit janë dy dokumente që krijojnë përshtypjen e parë në prezantimin profesional të një personi. Për të mësuar më në detaje dhe në mënyre më praktike rreth mënyrës më të mirë të prezantimit të të dhënave personale dhe profesionale në momentin që dëshirojmë të hyjmë në tregun e punës, Qendra e Karrierës në Kolegjin ILIRIA realizoi trajnim 3 ditor me temë: Formulimi i CV-së, letrës motivuese dhe përgatitja për intervistë!

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ofrimi i mundësisë tek studentet e rinj, në avancimin e njohurive gjatë prezantimit të të dhënave personale dhe profesionale në dokumentet si CV-ja dhe letra e motivimit, lidhshmërinë me interesimin dhe motivimin e tyre në momentin kur dëshirojnë të aplikojnë për vende punë dhe se si të perfeksionojnë strukturën e tyre duke u përgatiture edhe për përgjigjiet adekuate në ditët aktuale gjatë procesit të intervistimit nga zyrtarë të burimeve njerëzore të subjekteve ku dëshirojnë të bëhen pjesë.

Studentët u shprehen të kënaqur me njohurit e përvetësuara përgjatë trajnimit, të cilët po ashtu u vlerësuan me certifikata për përfundim të suksesshëm të këtij trajnimi tre-ditorë.

foto galeria