BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji Iliria viziton kompaninë lider “Bylmeti”

Kolegji Iliria viziton kompaninë lider “Bylmeti”

Studentë të Kolegjit ILIRIA, të shoqëruar nga profesorët dhe pjesë e stafit, kanë realizuar një vizitë studimore në fabrikën e kompanisë “Bylmeti”, në Fushë Kosovë.

Kolegji Iliria beson se të parët mësohen të qëndrojnë në krye, thuhet në një deklaratë të Kolegjit.

“Prandaj ne bashkëpunojmë vazhdimisht me kompani lider në sektorët e tyre. Kompania Bylmeti, e njohur për produktet e qumështit është një histori e mirë suksesi dhe studentët mundën të shihnin nga afër punën dhe menaxhimin në këtë kompani.”

Studentët u informuan për funksionimin, organizimin, procesin e prodhimit, pajisjet, strukturën operacionale, procesin e furnizimit dhe të shpërndarjes së produkteve të prodhuara me cilësi dhe standarde.

Qëllimi i vizitës ishte që studentët e Kolegjit Iliria  të kenë qasje më të afërt dhe praktike rreth aktiviteteve  te ndryshme në lidhje me prodhimin, marketingun, financimin dhe burimet njerëzore të kompanisë.

Këto njohuri dhe aktivitete, thuhet në deklaratë, mund t’u japin studentëve ide, nxitje dhe krijimtari në rruhen e formimit të tyre. Qoftë nëse janë menaxherë apo ndërmarrës të ardhshëm, Kolegji Iliria shprehet se do të qëndrojë pranë secilit studentë të tij në rrugën e së ardhmes.

 

foto galeria