BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA viziton kompaninë lider “Devolli Corporation”

Kolegji ILIRIA viziton kompaninë lider “Devolli Corporation”

Kompania Devolli Corporation është vizituar nga studentë të Kolegjit ILIRIA, shoqëruar nga profesorë dhe disa anëtarë të stafit. Vizita studimore u realizua në fabrikën e Pejës të kësaj kompanie.

 Në një deklaratë Kolegji Iliria shprehet se beson që të parët mësohen të qëndrojnë në krye.

“Prandaj ne bashkëpunojmë vazhdimisht me kompani lider në sektorët e tyre. Kompania “Devolli Corporation”, e njohur për produkte të ndryshme, është një histori suksesi dhe studentët mundën të shihnin nga afër punën dhe menaxhimin e kompanisë.”

Aktualisht,“Devolli Corporation”ka një ekip udhëheqës me më shumë se 500 punëtorë. 

Dy aktivitetet kryesore të kësaj kompanie janë prodhimi dhe shërbimet.

Devolli Corporation është lider i prodhimit dhe distribuimit të produkteve kualitative të kafesë, miellit të cilat janë brende lidere në treg dhe cofee shop i parë në Kosovë.

Studentët u informuan për funksionimin, organizimin, procesin e prodhimit, pajisjet, strukturën operacionale, procesin e furnizimit dh të shpërndarjes së produkteve, të prodhuara me cilësi dhe standarde.

Qëllimi i këtyre vizitave është që studentët e Kolegjit Iliria të kenë qasje më të afërt dhe përvoja praktike rreth aktiviteteve të ndryshme në lidhje me prodhimin, marketingun, financimin dhe burimet njerëzore të kompanive lider.

Këto njohuri dhe aktivitete mund t’u japin studentëve ide, nxitje dhe krijimtari në rrugën e formimit të tyre, thuhet në deklaratën e Kolegjit Iliria. Qoftë nëse do të jenë menaxherë apo ndërmarrës të ardhshëm, Kolegji Iliria shprehet se do të qëndrojë pranë secilit student të tij në rrugën e së ardhmes.

foto galeria