BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Profesoresha amerikane Prof. Dr. Linda S. Foreman realizon në Kolegjin Iliria trajnim në “Ligjet e të Drejtave të Njeriut”

Profesoresha amerikane Prof. Dr. Linda S. Foreman realizon në Kolegjin Iliria trajnim në “Ligjet e të Drejtave të Njeriut”

 

Në kuadër të Programit të Profesorëve në Vizitë, në Kolegjin ILIRIA është realizuar trajnimi në: "Ligjet e të Drejtave të Njeriut" nga Prof. Dr. Linda S. Foreman, (Avokate, Ndërmarrëse,  Këshilltare e të drejtave të njeriut në shtetin e Minnesotas në SHBA).

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që studentët të aftësoheshin në aspektin teorik dhe praktik në identifikimin dhe shqyrtimin e bazës së ligjit për të drejtat e njeriut duke shpalosur historinë dhe strukturën e ligjeve për të drejtat e njeriut, të përqendruar kryesisht në Deklaratën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut e cila përfshinë dhe Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut, Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventën Ndërkombëtare mbi Të drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.

Përgjatë trajnimit studentët patën mundësinë  të studiojnë, të analizojnë dhe reflektojnë në aplikimin, zbatimin dhe respektimin ligjit e të drejtave të njeriut në Kosovë, rajon, dhe në përgjithësi në botë. Përqendruar kryesisht në studimin dhe shqyrtimin e rasteve të ndryshme të cilët jepnin analiza studimore- ligjore ndaj përgjegjësit për promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si shteti, qeveritë, shoqëria civile dhe individët, ndërmarrja e detyrimeve për respektimin, mbrojtjen dhe përmbushjen e të drejtave të dhëna në Projektligjin Ndërkombëtar të  Drejtave të Njeriut. Në këtë lëndë po ashtu përfshiheshin traktate relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut; jurisprudenca nga gjykatat e ndryshme shtetërore, gjykatat rajonale për të drejtat e njeriut dhe organet ndërkombëtare të traktateve; artikuj lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe përgjigjet ndaj tyre; si dhe botime nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ky trajnim do t'u ofrojë studentëve mundësinë për ngritjen e kapaciteteve të tyre për transformimin e njohurive në punën praktike, rritjen e mundësisë për përfshirje në tregun e punës me qëllim që këto përpjekje të ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e sistemit të drejtësisë  me fokus në aplikimin dhe zbatimin  e    drejtave dhe lirive të njeriut në vend.

Studentëve pjesëmarrës në këtë trajnim iu ndanë certifikata që dëshmojnë pjesëmarrjen e tyre interaktive dhe rritjen e njohurive të tyre në lidhje me  Ligjin për të  Drejtat e Njeriut, e cili po ashtu vlerësohet dhe me ETCS pikë.

Ndërsa për Prof. Dr.  Linda Foreman, Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit Iliria  z. Arbër Reçi, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në realizimin e suksesshëm të këtij trajnimi ndau letër mirënjohje, logon dhe numrin e fundit të revistës “ILIRIA International Review”

 

foto galeria