BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Bursa studimi, punë praktike dhe mundësi punësimi për studentët e Kolegjit ILIRIA nga kompania lider “ELKOS Group”

Bursa studimi, punë praktike dhe mundësi punësimi për studentët e Kolegjit ILIRIA nga kompania lider “ELKOS Group”

Përmes nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë, tani studentëve të Kolegjit ILIRIA iu mundësohet bursa studimore, punë praktike profesionale dhe mundësi për vizita studimore në kompaninë “ELKOS Group”.

Kjo marrëveshje është arritur si rezultat i bashkëpunimit reciprok ndërmjet Kolegjit ILIRIA dhe Kompanisë 'ELKOS Group'. Me këtë rast, pronari dhe drejtori gjeneral i kompanisë Elkos, z. Ramiz Kelmendi para të pranishmëve realizoi ligjëratë të hapur, lidhur me sfidat dhe mundësitë deri me shënimin e 30 vjetorit të kompanisë 'ELKOS Group', duke prezantuar zanafillat e biznesit, etapat e zhvillimit, proceset funksionale të prodhimit, eksportimit dhe investimet kapitale në kompani.

Drejtori dhe pronari i rrjetit të qendrave Elkos, z. Ramiz Kelmendi prezantoi rrugëtimin e tij të deritanishëm në botën e biznesit, duke ndarë me të pranishmit momente të sfidave dhe suksese që ka kaluar ndër vite. Ai para të pranishmëve theksoi se suksesi i kompanisë të cilën e drejton tash e tri dekada, nuk është meritë vetëm e tij, por se pjesë e arritjeve të këtij biznesi janë familja dhe bashkëpunëtorët e tij, prezantuar potencialin aktual të kësaj kompanie dhe ndarë planet strategjike të këtij biznesi që pritet të arrihen sipas tij, në pesë vitet e ardhshme.

“Qarkullimi për vitet që lamë pas të kompanisë tonë ka qenë mbi 2 miliardë euro, me 2787 të punësuar, tatime të paguara me një shifër rreth 292 milionë dhe më një sipërfaqe të punës rreth 360 mijë metra katrorë. Nga planet strategjike në periudhën pesëvjeçare 2018 – 2023 presim që të arrijë në 2 miliardë e 500 milionë qarkullim, ku do të rrisim edhe numrin e të punësuarve”, ka shtuar Kelmendi.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi falënderoi dhe çmoi z. Kelmendi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për mundësitë e cila i është ofruar studentëve të Kolegjit ILIRIA me rastin e vizitës studimore në një nga qendrat prodhuese të Elkos Group, potencuar që tash e tutje do u ofrohet edhe më shumë, me ç’rast do e kenë mundësi të njihen nga afër me mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të biznesit, duke gërshetuar kështu përvojën teorike me atë praktike.

Më një fjalë rasti pjesëmarrësve i është drejtuar edhe Presidenti i Kolegjit ILIRIA, z. Mixhait Reçi, i cili theksoi që ndihet i kënaqur për gatishmërinë, angazhimin dhe kontributin shumëdimensional që kompania Elkos jep vendit, e dhënë si model i biznesit të suksesshëm duke ndikuar në zhvillim pozitiv jo vetëm atë ekonomik por edhe ate social dhe politik të vendit.

Në përfundim të ligjëratës, në shenjë mirënjohje, z. Kelmendi pranoi nga Kolegji ILIRIA numrin më të ri të revistës shkencore “ILIRIA International Revieë” dhe logon e Kolegjit për ligjëratën e mbajtur.

Përgjatë kësaj ligjëratë studentët patën mundësin të parashtrojnë pyetje të hapura, ku njëkohësisht shprehen interesimet dhe entuziazmin e tyre në mundësit e ofruar.

foto galeria