BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Studentë të Kolegjit ILIRIA, në debatin publik për ditën e Evropës

Studentë të Kolegjit ILIRIA, në debatin publik për ditën e Evropës

“Të rinjtë e Kosovës duhet të dinë që ne do t’i takojmë familjes së madhe evropiane, familjes qindra milionëshe. Dhe kjo ditë nuk është e largët për ne. Besojmë se këtë vit do ta marrim lajmin e drejtë dhe të merituar për liberalizimin e vizave, por nuk duhet të shkoj në pakufi edhe pozicioni i Kosovës për t’u bërë anëtarë i BE-së, sepse këtë e meritojmë dhe është e drejtë e jona” –tha në një deklaratë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në bashkëbisedimin metë rinjtë dhe studentët, me temën “Ardhmëri-Zhvillim-Perspektivë”, “Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës”, e organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian në shënim të Ditës së Evropës.

Në këtë debat nga një fjalë para të rinjve, e kanë mbajtur edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministrja Dhurata Hoxha dhe shefja e Zyrës së BE-së/përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Me një fjale të rastit znj. Apostolova tregoi lidhur me perspektivat e zhvillimit të ardhshëm në Kosovë, duke potencuar investimet që do të bëjë BE – ja edhe në fushën e arsimit, duke shpalosur përfitimet e kategorive të ndryshëm, të përfshirë studentët, siç është rritja e mundësive më të mëdha të programeve të shkëmbimit të studentëve, Erasmus, apo skemat e kërkim zhvillimit dhe inovacionit, Horizon; investimin në përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjes së kapaciteteve në arsimim sipas standardeve të kërkuara të BE-së.

“Përpos zbatimit të kritereve të MSA-së dhe liberalizimit të vizave, ne jemi duke koordinuar edhe zbatimin e MSA-së dhe të kritereve të Agjendës Evropiane të reformave të cilat tash e një kohë janë duke u zbatuar. Sa më shpejtë që i përmbushim kriteret e kërkuara, aq më shumë forcohet vendi ynë, më shumë zhvillohet dhe më shumë i afrohet anëtarësimit në BE. Pra, angazhimi ynë është çelësi kryesor që të zëmë hapin me vendet tjera të Ballkanit”, theksoi Ministrja Hoxha.

Në fund, të bashkëbisedimit “Ardhmëri-Zhvillim-Perspektivë”, “Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës”, në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, studentët e Kolegjit ILIRIA, parashtruan pyetjet e tyre që kryesisht fokusoheshin në të drejtën e studimit, lëvizjen e lirë dhe procesin integrues, drejtuar z. Veseli, z. Haradinaj, znj. Apostolova dhe znj. Hoxha.

foto galeria