BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Në Kolegjin ILIRIA promovohet libri i Prof. Hekuran Rapaj

Në Kolegjin ILIRIA promovohet libri i Prof. Hekuran Rapaj

Kolegji ILIRIA organizoi ceremoninë e promovimit të librit të Prof. Hekuran A. Rapaj, “Praktikë Diplomatike, Teori, praktikë, fakte dhe aktorë”. Prof. Hekuran Rapaj punon në fushën e historisë, sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai është edhe poet, publicist, analist, ekspert dhe autor i përgatitjes së një sërë aktivitetesh të ndryshme me karakter shkencor, profesional, përkujtimor, ekspozita fotografike dhe dokumentarë televizivë.

Me rastin e këtij promovimi në formën e panelit, ishin të pranishëm Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi; Prof. Dr. Ambasador, Lisen Bashkurti; Prof. Dr. Isak Shema dhe Prof. Kristaq. F Shabani, redaktor letrar i librit.

Me fjalë rasti, Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi, përshëndeti të gjithë të pranishmit duke theksuar që kjo është një ngjarje e veçantë dhe shumë e rëndësishme në veprimtarinë akademike – shkencore të Kolegjit ILIRA.

“Në këtë ngjarje, edhe më i veçantë, i rëndësishëm dhe voluminoz është vetë përmbajtja e këtij libri, i cili është botuar dhe promovohet aty ku duhet, në Kolegjin ILIRIA, ku gjejmë angazhimin, kontributin, vlerat më të mëdha dhe të pandërprera për kombin, shoqërinë dhe vendin shqiptar nga Prof. Rapaj, autorin e librit “Praktikë Diplomatike, Teori, praktikë, fakte dhe aktorë,” u shpreh z. Reçi.

Duke prezantuar qëllimin dhe burimet ideore të librit, Prof. Hekuran Rapaj, në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se gjithnjë kishte menduar, edhe para se të fillonte punën e ligjëruesit në universitet, për dispensa apo libra akademikë të cilët do të realizonte pavarësisht nga mbingarkesa dhe “qetësia” e dinamizmit të jetës së përditshme.

Ai më tej vazhdoi duke thënë se “Për librin “Praktikë Diplomatike Teori, praktikë, fakte dhe aktorë”, falënderimi i parë i takon brezave të tërë studentësh, që herë pas here, me qetësinë dhe distancën e krijuar, gërshetuar kjo më përkushtimin, korrektesën dhe dashamirësinë e sinqertë shpirtërore të karakterit tim, këmbëngulën, insistuan deri në përfundimin e botimit. Pra, ky libër është shkruar më frymën e pajtimit detyrues të studentëve të mi të dashur e të mrekullueshëm të fakultetit Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci, duke shpresuar se do te kontribuoj sadopak në rritjen e tyre, si profesionalistë të së ardhmes në diplomaci e në politikën e jashtme të vendit shqiptar”.

Më tutje ai falënderoi të gjithë ata të cilët ndihmuan dhe morën pjesë në punën e botimit dhe promovimit të këtij libri.

Më tutje, Dr. Prof. Dr. Ambasador, Lisen Bashkurti dhe Prof. Kristaq. F Shabani, shtuan fjalët e tyre madhore, dashamirësie për punën e palodhur, veprën dhe kontributin e madh të dhënë nga Prof. Hekuran Rapaj në fushën e kulturës, arsimit, shkencës dhe sigurisë në trojet shqiptare, duke theksuar stilin e tij unik.

foto galeria