BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Studentë të Kolegjit ILIRIA vizitojnë kompaninë “Hirona Mushroom”, priten nga kryetari i Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri

Studentë të Kolegjit ILIRIA vizitojnë kompaninë “Hirona Mushroom”, priten nga kryetari i Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri

Studentë të Kolegjit ILIRIA, shoqëruar nga profesorë dhe disa anëtarë të stafit, vizituan mjediset e kompanisë “Hirona Mushroom” në Mitrovicë, ku u pritën nga sipërmarrësi i kompanisë, njëkohësisht kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri.

Kolegji ILIRIA, në një deklaratë, shpreh mirënjohje për pritjen rezervuar studentëve.

“Ne besojmë që të parët mësohen të qëndrojnë në krye. Prandaj bashkëpunojmë vazhdimisht me kompani lider në sektorët e tyre. Kompania “Hirona Mushroom” është një histori suksesi dhe studentët mundën të shihnin nga afër punën dhe menaxhimin e kompanisë dhe për këtë jemi mirënjohës,” shkruhet në deklaratë.

Gjatë vizitës studimore, studentët e Kolegjit ILIRIA u takuan me kryetarin e komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, i cili i rezervoi një pritje të ngrohtë dhe të afërt.

“Hirano Mushroom LLC” njihet si i vetmi prodhues i kërpudhave ekzotike, shiitake në Evropën Juglindore, përkushtuar për të sjellë kërpudha të kualitetit të lartë në tregjet e Evropës, Azisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mjediset e kompanisë, studentët u informuan për funksionimin, organizimin, procesin e prodhimit, pajisjet, strukturën operacionale, procesin e furnizimit dhe të shpërndarjes së produkteve të prodhuara me cilësi dhe standarde nga “Hirano Mushroom”.

Qëllimi i këtyre vizitave të studentëve të Kolegjit Iliria është të mundësohet qasje e afërt dhe përvojë praktike rreth aktiviteteve të ndryshme të kompanive lider.

Këto njohuri dhe aktivitete, Kolegji ILIRIA shprehet se beson se mund t’u japin studentëve ide, nxitje dhe krijimtari në rrugën e formimit të tyre. “Qoftë nëse do të jenë menaxherë, apo ndërmarrës të ardhshëm, Kolegji ynë do të qëndrojë pranë secilit/ës student/e në rrugën e tyre drejt të bërit të parët,” thuhet në deklaratë.

foto galeria