BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Studentët e Kolegjit ILIRIA në Estoni

Studentët e Kolegjit ILIRIA në Estoni

Kolegji ILIRIA vazhdon të thellojë bashkëpunimin me universitete prestigjioze në mbarë botën.

Më qëllim të ndërtimit të urave ndërkulturore dhe bashkëpunimit akademik, Kolegji ILIRIA finalizoi marrëveshje të re për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik me Universitetin prestigjioz të Tartusë, Estoni.

Në kuadër të programit Erasmus+, studentët e Kolegjit ILIRIA do te kenë mundësi të përfitojnë bursa për të ndjekur studimet në këtë universitet dhe studentë nga Estonia do të ndjekin studimet e tyre në Kolegjin ILIRIA.

Studentët do të mund të marrin pjesë në shumë aktivitete akademike të organizuara në bashkëpunim.

Në një deklaratë, Kolegji ILIRIA shprehet se me Universitetin e Tartusë, ka për qëllim të forcojë më tutje bashkëpunimin, duke u angazhuar në fushën e hulumtimit, mësimdhënies dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta. Në këtë fushë duke zgjeruar edhe bashkëpunimin me revistën shkencore të Kolegjit ILIRA, “ILIRIA Internacional Review” , e ndërkombëtarizuar duke marrë numrin ISSN dhe me Impact Factory më të lartë në rajon.

foto galeria