BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Studentë të Kolegjit ILIRIA vizitojnë kompaninë lider “Elnor”

Studentë të Kolegjit ILIRIA vizitojnë kompaninë lider “Elnor”

Studentë të Kolegjit ILIRIA, të shoqëruar nga profesorë dhe disa anëtarë të stafit, vizituan mjediset e kompanisë “Elnor” në Prishtinë, ku u pritën nga udhëheqësit e kompanisë.

Kolegji ILIRIA, në një deklaratë shpreh mirënjohje për pritjen rezervuar studentëve.

“Ne besojmë që të parët mësohen të qëndrojnë në krye. Prandaj bashkëpunojmë me kompani lider në sektorët e tyre. Kompania “Elnor Furniture” është një histori suksesi dhe studentët mundën të shihnin nga afër punën dhe menaxhimin e kompanisë dhe për këtë jemi mirënjohës,”shkruhet në deklaratë.

Gjatë vizitës studimore, studentët e Kolegjit ILIRIA u takuan me drejtorin ekzekutiv të kompanisë , z. Sheqer Ukaj, i cili mori pjesë në ILIRIA Alumni, me ç’rast rezervoi një pritje të ngrohtë dhe të afërt.

Kompania “Elnor” njihet si një ndër kompanitë me traditë shumë vjeçare në industrinë e përpunimit të drurit në Kosovë, tani lider në industrinë e mobilierisë me dizajn, funksionalitet, kualitet dhe me çmim konkurrues në tregun vendor, atë rajonal dhe evropian.

Në mjediset e kompanisë, studentët u informuan për funksionimin, organizimin, procesin e prodhimit, pajisjet, strukturën operacionale, procesin e furnizimit dhe të shpërndarjes së produkteve të prodhuara me cilësi dhe standarde nga “Elnor”.

Qëllimi i këtyre vizitave të studentëve të Kolegjit ILIRIA është të mundësohet qasje e afërt dhe përvojë praktike rreth aktiviteteve të ndryshme të kompanive lider.

Këto njohuri dhe aktivitete, Kolegji ILIRIA shprehet se beson se mund t’u japin studentëve ide, nxitje dhe krijimtari në rrugën e formimit të tyre. “Qoftë nëse do të jenë menaxherë, apo ndërmarrës të ardhshëm, Kolegji ynë do të qëndrojë pranë secilit/ës student/e në rrugën e tyre drejt të bërit të parët,” thuhet në deklaratën e Kolegjit ILIRIA.

foto galeria