BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Studentë të Kolegjit ILIRIA në mjediset e kompanisë lider “Uji DEA”

Studentë të Kolegjit ILIRIA në mjediset e kompanisë lider “Uji DEA”

Studentë të Kolegjit ILIRIA, shoqëruar nga profesorë dhe anëtarë të stafit, kanë realizuar një vizitë studimore në mjediset e kompanisë “Uji DEA” në komunën e Gjilanit.

Kolegji ILIRIA në një deklaratë, thotë se beson që të parët mësohen të qëndrojnë në krye.

“Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë me bashkëpunimet me kompani lider në sektorët e tyre. Kompania “Uji DEA” është një histori suksesi dhe studentët tanë mundën të shihnin nga afër punën dhe menaxhimin e kompanisë dhe për këtë ne i jemi mirënjohës kompanisë,” shkruhet në deklaratë. Kompania “Uji DEA” është lider i prodhimit dhe përpunimit të ujit, një nga brendet lider në industrinë e përpunimit të ujit në tregun kosovar, rajonal edhe më gjerë.

Me rastin e vizitës në këtë kompani, studentët u informuan për funksionimin, organizimin, procesin e prodhimit, strukturën operacionale, procesin e furnizimit dhe të shpërndarjes së produkteve të prodhuara me cilësi dhe standarde.

Qëllimi i këtyre vizitave është që studentët e Kolegjit ILIRIA të kenë qasje më të afërt dhe përvoja praktike rreth aktiviteteve të ndryshme në lidhje me prodhimin, oragnizimin, marketingun, financimin dhe burimet njerëzore të kompanive të këtij lloji.

Kolegji ILIRIA beson se këto njohuri dhe aktivitete do t’u japin studentëve ide, nxitje dhe krijimtari në rrugën e formimit të tyre. “Qoftë nëse do të jenë menaxherë apo ndërmarrës të ardhshëm,” shprehet Kolegji ILIRIA, “ne do të qëndrojmë pranë secilit student të tij në rrugën e tyre drejt të qenit të parët!”

foto galeria