BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Studentët e Kolegjit ILIRIA përjetuan jetën e ushtarit të FSK-së

Studentët e Kolegjit ILIRIA përjetuan jetën e ushtarit të FSK-së

Kolegjit ILIRIA në bashkëpunim me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizuan trajnimin disa ditor në kazermën Ushtarët e NATO-s” në Brigadën për Reagim të Shpejtë (BRSH) në Istog. Në këtë trajnim një grup i studentëve të Kolegjit ILIRIA qëndruan për disa ditë radhazi në mjediset e kazermës, të pajisur me uniforma dhe duke ndjekur të gjitha rregullat ushtarake, patën mundësi të përjetojnë ndjenjat dhe emocionet e ushtarëve të Fsk-së.

Për t’i përshëndetur dhe falënderuar studentët për këtë aktivitet, në mjediset e kazermës në Istog u organizua një ceremoni, ku ishin të pranishëm Prorektori i Kolegjit ILIRIA, Prof.Dr. Isak Shema, Prof. Dr. Petrit Hasanaj, Nënkolonel dhe Shef i Shtabit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, z. Ali Krasniqi, si dhe togeri përgjegjës i trajnimit, z. Fitim Kadriaj si dhe oficerë dhe nënoficerë të BRSH-së.

Në këtë ngjarje, me një fjalë rasti Nënkolonel Ali Krasniqi si dhe togeri përgjegjës i trajnimit, z. Fitim Kadriaj falënderuan studentët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre që kaluan këto ditë së bashku me pjesëtarët e FSK-së, duke përmendur vështirësitë dhe sfidat që ka jeta ushtarake. Duhet potencuar se ky trajnim u dha mundësinë këtij grupi të të rinjve të familjarizohen me jetën ushtarake, vlerat dhe misionin e ushtrisë dhe ballafaqim me disa prej këtyre sfidave, si disiplinën, jetën brenda rregullave, ushtrimet fizike, menaxhimi i punës ekipore dhe gatishmërinë në rastet e intervenimit të shpejtë, praninë e armëve etj. Për përcjelljen, mbarëvajtjen e këtij aktiviteti dhe realizimin e suksesshëm të tij është angazhuar me të gjitha kapacitetet stafi i Brigadës për Reagim të Shpejtën. Po ashtu potencoi Nënkolonel Krasniqi se Forca e Sigurisë së Kosovës është shtëpi e të rinjve të vendit tonë dhe si e tillë do të jetë gjithmonë e hapur për të realizuar aktivitete të përbashkëta me të rinjtë e vendit tonë, më qëllim që të gjithë së bashku të kontribuojmë sa më shumë në zhvillimin e atdheut tonë”.

Në emër të Kolegjit ILIRIA të pranishmëve iu drejtua Prorektori i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Isak Shema i cili falënderoi udhëheqësit e FSK-së për kontributin, përkushtimin, përkrahjen e dhënë në zhvillimin dhe suksesin e përgjithshëm të FSK-së, për aktivitetet me qëllim të përforcimit të rolit të rëndësishëm që ka FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Duke theksuar veçanërisht rëndësinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kolegjin ILIRIA në realizimin e këtij aktiviteti, i cili u dha mundësi studentëve për të parë më nga afër dhe konkretisht kontributin edhe arritjet e FSK-së.

Në fund të këtij aktiviteti studentët e Kolegjit ILIRIA u certifikuan për pjesëmarrje në këtë trajnim të rëndësishëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

foto galeria