BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Punë praktike dhe mundësi punësimi për studentët e Kolegjit ILIRIA në kompaninë “Elnor”

Punë praktike dhe mundësi punësimi për studentët e Kolegjit ILIRIA në kompaninë “Elnor”

Në vazhdën e bashkëpunimeve të shumta që Kolegji ILIRIA , të realizuara gjatë këtij viti akademik, së fundmi ky institucion ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Elnor”. Qëllimi parësor dhe më i rëndësishëm i të cilës është mundësia e studenteve të Kolegjit ILIRIA për të fituar njohuri praktike pranë kësaj kompanie, si dhe realizimi i mundësive të tjera profesionale, me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira në drejtim të rritjes së cilësisë së programit të trajnimit praktik për studentët.

Kompania “Elnor” njihet si një ndër kompanitë me traditë shumë vjeçare në industrinë e përpunimit të drurit në Kosovë, tani lider në industrinë e mobilierisë me dizajn, funksionalitet, kualitet dhe me çmim konkurrues në tregun vendor, rajonal dhe atë evropian.

Kjo marrëveshje është arritur si rezultat i bashkëpunimit reciprok ndërmjet Kolegjit ILIRIA dhe Kompanisë “Elnor”, me ç'rast drejtori ekzekutiv i Kompanisë z. Sheqer Ukaj shprehu gatishmërinë për përkrahjen e vazhdueshme duke ngritur nivelin e këtij bashkëpunimi në rritje të zhvillimit të përgjithshme edukativ, social dhe ekonomik të vendit.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi falënderoi dhe çmoi z. Berisha për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për mundësinë e cila nga tash e tutje t’u ofrohet studentëve të Kolegjit ILIRIA, duke dhënë mundësinë të njihen nga afër me mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të biznesit, duke gërshetuar kështu përvojën teorike me atë praktike dhe njëkohësisht duke marrë përvojë nga ekspertiza të fushave përkatëse.

foto galeria