BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Studentët e Kolegjit ILIRIA pjesë e Programit Erasmus+ në Spanjë

Studentët e Kolegjit ILIRIA pjesë e Programit Erasmus+ në Spanjë

Të rinjtë nga Kosova, student të Kolegjit ILIRIA, kanë realizuar pjesëmarrjen e tyre në projekte të financuara nga Programi Erasmus+.

Programi Erasmus+ u mundëson të rinjve, studentëve të përfitojnë bursa të ndryshme studentore, të zhvillojnë aftësitë e tyre ndërpersonale, aftësitë e komunikimit në gjuhë të huaja, aftësitë e ndërmarrësisë dhe të rrisin mundësitë e tyre për punësim. .

Kolegji ILIRIA në bashkpunim me Qendren për Zhvillim Ekonomik dhe Social kanë zhvilluar projektin SARH të financuar në kuadër të Programit Erasmus+. Në këtë projekt marrin pjesë partnerë nga: Kosova, Shqipëria, Estonia, Italia, Spanja, Gjermania, Rumania, Mali i Zi, Letonia, Greqia, Bullgaria etj. .

Student të nderuar, nëse dëshironi të përfitoni nga mundësitë që ofrohen nga Programi Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA, mos hezitoni të na kontaktoni në [email protected]

foto galeria