BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
LUM Jean Monnet - ILIRIA realizuan me sukses Shkollën Verore Ndërkombëtare 2018

LUM Jean Monnet - ILIRIA realizuan me sukses Shkollën Verore Ndërkombëtare 2018

Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Universitetin LUM Jean Monnet (Bari,Italy) realizuan me sukses edicionin e pestë të Shkollës Verore 2018. Shkolla Verore është udhëhequr Prof. Dr. Antonello Tarzia, profesor në Universitetin LUM Jean Monnet (Bari, Itali) dhe në Universitetin i Bocconi-t (Milano-Itali). Në këtë shkollë verore ligjëruan edhe profesorë të tjerë nga Universiteti LUM Jean Monnet dhe profesorë eminent nga rajoni.

Këtë vit, për herë të parë, edicioni i pestë me radhë i shkollës verore ndërkombëtare LUM Jean Monnet – ILIRIA, është realizuar edhe në Bari të Italisë, ku 20 studentë të Kolegjit ILIRIA, duke qenë përfitues të bursave studentore, bashkë me studentë nga vende të ndryshme evropiane, kanë ndjekur mësime në kuadër të shkollës verore LUM – ILIRIA.

Programi i kësaj shkolle verore ndërkombëtare e titulluar si: “Gjuhet minoritare dhe kulturat e shumicës. Ligji Ndërkombëtarë për Mbrojtje dhe Realiteti në Evropën Juglindore”; ku përfshiu tematika të fokusuar kryesisht ne çështjet kulturore, socio-ekonomike, aspekte të caktuara nga fusha ligjore dhe politike që përfshijnë Evropën Juglindore aktualisht, në veçanti Ballkanin.

Në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi shprehet se bashkëpunimi me Universitetin LUM Jean Monnet në zhvillimin e edicionit të shkollës verore ndërkombëtare është bërë tradite dhe se planet në ditët në vijim janë angazhimi i Kolegjit ILIRIA në rritjen e këtij bashkëpunimi më tutje në zhvillimin e projekteve të mobilitetit, shkëmbimit të studenteve dhe stafit dhe organizimit të aktiviteteve të tjera të përbashkëta në fushën e veprimtarisë shkencore dhe akademike.

Studentët morën njohuri teorike dhe mësuan raste praktike rreth tematikave të cilat kjo shkollë trajtoi. Përveç kësaj, studentët nga kjo shkollë zgjeruan rrjetin e tyre profesional ndërkombëtar, morën certifikatë nga Kolegji ILIRIA dhe Universiteti LUM Jean Monnet si dhe përfituan Kredi të transferueshme ECTS.

foto galeria