BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Në Kolegjin ILIRIA: filloi manifestimi i 13-të “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”

Në Kolegjin ILIRIA: filloi manifestimi i 13-të “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”

Në Kolegjin ILIRIA, u hap manifestimi tradicional “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2018”, me të cilin për 13-të vite rresht, Kolegji ILIRIA, me dhe Rinia Studentore e Kosovës, shprehin respektin dhe dashurinë ndaj SHBA-ve dhe popullit amerikan, për rolin të tyre të përhershëm, esencial dhe të pazëvendësueshëm, në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Edhë në manifestimin e sivjemë “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”, aktivitetet dhe veprimtaritë e ndryshme kulturore e artistike që zhvillohen përgjatë tri ditëve, prej 20 deri më 23 nëntor, i dedikohen lidhjeve e miqësisë shqiptaro-amerikane, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që ka dhënë qeveria dhe amerikane dhe populli amerikan, për lirinë, pavarësinë e vendit tonë.

Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr Mixhait Reçi, në hapje të këtij manifestimi tha se Kolegji ILIRIA është shumë krenar që për 13-të vite me radhë bashkë me Rininë Studentore, organizojnë manifestimi “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”, dhe foli më shumë rreth rolit të SHBA-ve, në shtetndërtimin e Kosovës, duke theksuar se popolli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve, për mbështetjen që i ka dhënë popullit tonë në momementet më kritike për ekzistecën e tij.

“Roli i SHBA-ve, për Kosovën është dhe do të jetë i përhershëm dhe i pazëvendesueshëm. Duke falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne falenderojmë të githa shtetet demokratike që morën pjesë në krijimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Iniciativa e studentëve të Kolegjit ILIRIA është që përmes këtyre aktiviteti të shprehin respektin, dashurinë dhe falenderimin për popullin amerikan. Derisa amerikanët festojnë Thanksgiving Day, për të mirat dhe begatitë, shqiptarët falënderojnë popullin dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e dhënë në ditët më të vështira të ekzsitencës së tyre. Ne këtë kurrë nuk duhet ta harrojmë”, tha Prof. Dr Mixhait Reçi

Në ditën e parë të manifestimit të madh tradicional “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2018”, në kampusin e Kolegjit ILIRIA u hap edhe një ekspozitë me vepra të krijuesit të njohur, Fatmir Krypa, të cilit iu nda edhe një mirënjohje nga Kolegji ILIRIA.

Për veprën e grafistit dhe profesorit të njohur nga Prishtina, Fatmir Krypa, folën skulptori dhe piktori i njohur Luan Mulliqi, si dhe piktori i njohur nga Tirana Kujtim Buza, të cilët thanë se grafistin e njohur Fatmir Krypa e konsiderojnë, artist modern me shumë cilësi e veçanti.

“Në këtë ceremoni të madhe të falenderimeve, në këtë ambient kaq të veçantë, ndihem shumë mirë me kaq shumë artdashës present. Ndihem mirë të flas për profesorin tim, Fatmir Krypa, i cili tashmë i ka bërë 50 vite që është present në skenën e artit dhe pikturës, duke i ekspozuar grafikat e tij në shumë vende të evropës dhe botës. Me gjithë këto ekspozita, Fatmir Krypa ka arritur të marrë shumë shpërblime kombëtare dhe ndërkombëtare, poashtu për veprën e tij kan shkruar shumë studiues dhe kritikë të artit. Të gjitha veprat e Fatmirit kanë një përmbajtje. Ai më së shumti ka ditur mirë të frymëzohet nga trashëgëmia kulturore, por duke e paraqitur atë në një formë shumë moderne. Fatmiri vlerësohet të jetë një prej mjeshtërve grafistë më të mëdhenjë të artit tonë, tha Luan Mulliqi.

Manifestimi “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të, korrespondon me Ditën e Falënderimit apo Thanksgiving Day, të cilën populli amerikan, bashke me rinën studentore dhe qytetarët e Kosovës e shënojnë dhe festojnë së bashku.

foto galeria