BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Në Kolegjin ILIRIA u mbajt Tryeza “Lobimi i Shqiptaro – Amerikanëve për Kosovën” dhe Presidentit të SHBA-ve Donald Trump iu dërgua letër urimi për Thanks giving Day

Në Kolegjin ILIRIA u mbajt Tryeza “Lobimi i Shqiptaro – Amerikanëve për Kosovën” dhe Presidentit të SHBA-ve Donald Trump iu dërgua letër urimi për Thanks giving Day

Edhe këtë vit, me shumë sukses u përmbyll manifestimi treditor “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”, organizuar për 13-të vite rresht nga Kolegji ILIRIA dhe Rinia Stundetore, për të shprehur respektin dhe dashurinë ndaj SHBA-ve dhe popullit amerikan, për rolin të tyre të përhershëm, esencial dhe të pazëvendësueshëm, në çlirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Pas shumë aktiviteteve kulturore e artistike, dedikuar miqësisë shqiptaro – amerikane, si ekspozita me vepra të grafistit të njohur, Fatmir Krypa, e cila qëndroi e hapur për tre ditë në kampusin e Kolegjit ILIRIA, përurimit të librit “Rrëfime Lirie - Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës”, i autorit Shaqir Salihu, në kuadër të këtij manifestimi treditor, dje në ditën përmbyllëse u mbajt edhe Tryeza “Lobimi i Shqiptaro–Amerikanëve për Kosovën”.

Në Tryezën “Lobimi i Shqiptaro –Amerikanëve për Kosovën”, Prof. Dr. Mixhait Reci, President i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Isak Shema, Rektor i Kolegjit ILIRIA, Dr. Naim Dedushaj, lobues Shqiptaro-amerikan gjatë viteve të 90-ta, ideator i themelimit të “Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare”, Dr. Samet Dalipi, Dekan në Kolegjin ILIRIA, z. Agim Rexhepi nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, si dhe shumë profesorë dhe studiues të tjerë, diskutuan më shumë rreth lobimit të Shqiptaro –Amerikanëve për Kosovën, dhe për rolin e SHBA-ve dhe popullit amerikan në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr Mixhait Reçi, themelues i manifestimit: Ditet e famenderimit të Kosovës për SHBA-të, në hapje të kësaj tryeze, foli për rëndësinë e kontributit të shqiptarëve të Amerikës për vendin tonë.

“Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të, një manifestim disa ditor, me aktivitetet më të mëdha që organizohen në Kosovë, si shenjë falenderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndihmës së tyre për Kosovën. Ndërkaq sot jemi mbledhur këtu në tryezën “Lobimi i Shqipëtaro –Amerikanëve për Kosovën”, sepse ne ndihemi krenar për kontributin e shqiptarëve të Amerikës për vendin tone, puna e tyrë është shume e veçantë dhe ka dhënë shmë rezultat, andaj asnjëherë nuk duhet kurrë të harrojmë sakrificën e tyre për Pavarësinë e Kosovës. Unë e dua Amerikanë, sepse e dua vendin tim. Unë e dua amerikën sepse e dua familjen time, unë e dua amerikën sepse i dua studentët e mi.”, ishën këto fjalët e Prof. Dr Mixhait Reçi.

Edhe Prof. Dr. Isak Shema, Rektori i Kolegjit ILIRIA foli për rëndësinë e lobimit të shqiptaro-amerikanëve për Kosovën, dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij lobimi për vendin tonë.

“Jemi këtu së bashku për të diskutuar një temë tepër të rëndësishme për të sotmën dhe të ardhmen tonë. Cështja e lobimit të mëtejshëm në SHBA nga gjithë shqiptarët që jetojnë në Amerikë dhe në të gjitha viset shqiptare, bashkëpunimi me ata që kanë rol shumë të madh në Amerikë për zgjidhjen e çështjeve tepër të rëndësishme që lidhen me ardhmërinë tonë, kombin tonë, planin politik, diplomatik, kulturor, shkencor, universal. Kjo na bënë që jo vetëm ne si profesorë të Kolegjit ILIRIA, i cili ka një veprimtari shumë të çmuar, por të na bënë të gjithëve, studentë, qytetarë, të kemi një vision të qartë për rëndësinë e SHBA-ve për vendin tonë. Për të ndriquar këtë dimension, vlerësoj se diskutimet tona vecanërisht të ekspertëve që merren me këtë çështje të cilët kemi kënaqësinë t’i kemi sot në Kolegjin ILIRA, janë të rëndësishme për forcimin e këtoj dimensioni.”, tha Prof.Dr Isak Shema.

Një prej folsëve më kompetent në Tryezën “Lobimi i Shqiptaro- Amerikanëve për Kosovën” ishte edhe Naim Dedushaj lobues Shqiptaro – Amerikan i viteve të 90-ta, ideator i themelimit të rrjeteve të bizneseve të diasporës shqiptare, poashtu edhe një prej ideatorëve të manifestimit: Ditët e falenderimit të Kosovës për SHBA-të, i cili ka thënë një kontribut të madh në bashkimin e shqiptarëve të disaporës në biznes dhe fuqizimin e tyre.

“Jam shumë i nderuar që jam sot këtu me ju, me profesorët e nderuar dhe të gjithë ju student e qytetarë. Një kohë kam jetuar në Amerikë, edhe pse tash jetoj në shumicën e kohës në Kosovë, jam munduar të jap një kontribut. Mendoj se sot është një ditë veçantë për Amerikën, java e fundit e nëntorit që festohet Thanksgiving – Dita e falenderimeve, e cila daton nga viti 1789, pra sot është një ditë falenderimi për familjen, për miqtë, gjatë periudhës kur Amerika ka kaluar në kohë të rënda dhe pikërisht sot këtu në Kosovë në Kolegjin ILIRIA, përmes këtij organizimi nga Profesor Reci, ne falenderojmë Amerikën”, tha Naim Dedushaj.

“Për të folur për lobimin shqiptar në Amerikë duhet të flasim me ditë të tëra, por Do të shkëmbejë disa punë që janë bërë në periudhën e viteve 1991 – 2000, si udhëheqës i zyres në Amerikë që është quajtur zyre e Kosovës, një zyrë historike për popullin e Kosovës. Lobimi Shqiptar në Amerikë daton qysh në kohën e presidentit Ëillson. Nga kjo periudhë shqiptarët e Amerikës asnjëherë nuk u ndalen në themelimin e shtetit shqiptar.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, e mbledhëm një pjesë të dokumenteve të dërgohet në muze, që të përcillen në gjeneratat e reja për të treguar se çka kanë kontribuar shqiptarët në Amerikë, por fatkeqësisht ai muze nuk u bë ende dhe mbetet që një ditë të bëhet dhe ato dokumente dhe materiale origjinale ti shihni gjithë ju dhe të gjithë të krenoheni”, tha tutje Naim Dedushaj.

Ndërsa Agim Rexhepi, Kryetar dhe themelues i shoqatës “Miqtë e Amerikës” tregoi më shumë rreth kësaj shoqate dhe lobimit të tyre për Kosovën dhe ndihmënë e SHBA-ve dhënë Kosovës.

“Ju përgëzoj për iniciativën, jam i nderuar që jam pjesëmarrës i kësaj Tryeze. Ne si shoqatë jemi themeluar në vitin 2004, jemi një ndër shoqatat më të fuqishme jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Pa ndihmën e SHBA-ve aspiratat tona as shtetërore as nacionale nuk kishim mundur t’i realizojmë, por ato janë realizuar me punën e shqiptaro – amerikanëve dhe lobimeve që janë bërë edhe në Evropë. Punë të jashtëzakonshme të lobimit në Amerikë ka bërë Fan Noli, Faik Konica, Këshilli Shqiptaro – Amerikan, kanë edhe shqiptaro – amerikanët të tjerë por edhe gjithë qytetarët që në mënyrë vullnetare kanë dalur në protesta, të cilët kanë bërë një punë të mrekullueshme”, tha Agim Rexhepi.

Edhe Agim Rexhepi, Kryetar dhe themelues i shoqatës “Miqtë e Amerikës” mendon se hapja e një muzeu me dokumente që tregojnë çka kanë kontribuar shqiptarët në Amerikë, është ide shumë e mirë.

Ndër të tjera në këtë takim u vendos të nderohet figura e shquar shqiptaro – amerikane, Tahir Kërrnaja, i njohur si “Babë Tahiri” i cili tërë jetën ia Kosoves. Gjatë vitit 2019 të mbahet një seminar ku do të ftohen të gjithë lobistët shqiptaro –amerikan, dhe do të ndertohet shtatorja e tij në varrezat e Prishtinës, ku tashmë pushon trupi i Tahir Kërrnajës.

Pas Tryezës “Lobimi i Shqiptaro–Amerikanëve për Kosovën”, në kuadër të manifestimit: Ditët e falenderimit të Kosovës për SHBA-të, e cila ishte e hapur për publikun, në Kampusin e Kolegjit ILIRA të hapur për studentët, profesorët, dhe për qytetarë, u shfaqën edhe disa filma e dokumentarë të njohur të kinematografisë amerikane, dhe me pas të gjithë patën mundësi të takohen në një koktej të organizuar për Ditën e Falenderimeve për SHBA-të.

Dita e falënderimeve ose Thanksgiving Day është një festë shumë e madhe amerikane e cila në SHBA festohet të enjten e katërt të nëntorit. Dita e falënderimeve e shpallur nga Gjorgj Uashington, ka filluar të festohet që nga viti 1789.

Thanksgiving Day festohet edhe në Shqipëri e Kosovë, me ç’rast Kolegji ILIRIA në ditën përmbyllëse të manifestimit treditor: Ditët e falenderimit të Kosovës për SHBA-të, i ka dërguar një letër urimi për Thanksgiving Day Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ku e ka njoftuar edhe për manifestimin tradicional: Ditët e falenderimitë të Kosovës për SHBA-të, të cilin Kolegji ILIRIA bashkë me Rininë stundentore e organizojnë për 13-të vite resht, si shenjë falenderimi e respekti për SHBA-të.

foto galeria